Monday, February 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kundërshtar i përbetuar i Trump/ Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie heq dorë nga gara për president në SHBA

Editor by Editor
January 11, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Kundërshtar i përbetuar i Trump/ Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie heq dorë nga gara për president në SHBA
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

WINDHAM, Nju Hempshër – Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie tha të mërkurën se po i jep fund kandidimit për president përpara fillimit të votimeve paraprake brenda Partisë Republikane, me një përpjekje të fundit për t’ia mohuar ish-presidentit Donald Trump mundësinë e marrjes së emërimit si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane. “Qëllimi im nuk ka qenë kurrë të jem thjesht një zë kundër urrejtjes dhe ndasive, si dhe të egoizmit që ka arritur partia jonë nën drejtimin e Donald Trump-it”, tha zoti Christie gjatë një takimi publik në Nju Hempshër.

“E kam thënë gjithnjë se nëse do të vinte momenti në këtë garë kur nuk do të shikoja mundësinë e arritjes së këtij qëllimi, atëherë do të largohesha. Dhe është e qartë për mua sot se nuk ekziston mundësia e marrjes së emërimit, prandaj po ndërpres sot fushatën time për president të Shteteve të Bashkuara”. Largimi nga gara vjen si surprizë, pasi zoti Christie e kishte bazuar suksesin e fushatës së tij tek zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër, të cilat mbahen pas vetëm dy javësh. Ai kishte këmbëngulur deri të martën në mbrëmje se nuk kishte ndërmend të dilte nga gara, duke vazhduar ta paraqesë veten si të vetmin kandidat me vullnetin për t’u përballur me ish-presidentin.

Por zoti Christie përballej me një realitet të vështirë. Anketimet e bëra nga CNN/UNH javën e fundit në Nju Hempshër treguan se katër në dhjetë votues të mundshëm republikanë do të votonin për zotin Trump, megjithë ngushtimin e avantazhit të tij, si dhe se tashmë një e treta e tyre mbështet kandidaten Nikki Haley. Aleatët e zonjës Haley dhe republikanë të tjerë anti-Trump, i patën bërë thirrje zotit Christie të dilte nga gara, duke shpresuar se një pjesë e madhe e mbështetësve të tij do të kalonin në mbështetje të zonjës Haley, duke i dhënë asaj kështu një shans më të madh përballë ish-presidentit Trump, që vazhdon të jetë favoriti kryesor.

Në anketimin në Nju Hempshër, ku zoti Christie rezultoi me 12% mbështetje, tregohet se rreth dy të tretat e mbështetësve të tij do të përzgjidhnin zonjën Haley si kandidaten e dytë më të preferuar. Zoti Christie pati hyrë në garë si kritiku më i ashpër i ish-presidentit Trump. Ai i paralajmëroi votuesit të mos ia japin emërimin një kandidati ndaj të cilit janë ngritur katër padi penale dhe i cili edhe mund të dënohet deri në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor. Ai gjithashtu tha se zoti Trump do të humbiste përballë presidentit Joe Biden, që duket se do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokrate.

Megjithëse mesazhi i tij anti-Trump tërhoqi vëmendje mediatike dhe ndihmoi për kontributet financiare për fushatën e tij dhe ai vazhdoi në garë për shumë më gjatë se ç’pritej, për zotin Christie kishte nivel të lartë mosmiratimi në radhët e anëtarëve të partisë që vazhdojnë të tregojnë mbështetje ndaj zotit Trump./VOA

Previous Post

Zëvendësimi i Ahmetajt, Dallëndyshe Bici refuzon të marrë mandatin. Ja kush e merr

Next Post

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën

Next Post
Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
PSG, Luis Enrique injoron Donnarummën: Safonov, portieri më i mirë që kam pasur në karrierë

PSG, Luis Enrique injoron Donnarummën: Safonov, portieri më i mirë që kam pasur në karrierë

February 2, 2026
“Ke filluar të më njohësh?” Selin pyet Mirin për “Kutinë e Pandorës” dhe e pyet nëse e ka mërzitur.

“Ke filluar të më njohësh?” Selin pyet Mirin për “Kutinë e Pandorës” dhe e pyet nëse e ka mërzitur.

February 2, 2026
Gjyqi i mbahet me dyer të mbyllura; Veliaj nuk pranon avokatin e caktuar nga gjykata për shkak se ai nuk e njeh dosjen dhe nuk mund të flasë në emër të tij.

Seanca për Veliajn/ Gjyqtarja tërheq veten për të vendosur nëse do ta dërgojë çështjen në gjykim.

February 2, 2026
Berisha: Dosja Balluku ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e Edi Ramës! Zemërimi i qytetarëve ka përmasa të papërmbajtura

LAJME

PSG, Luis Enrique injoron Donnarummën: Safonov, portieri më i mirë që kam pasur në karrierë

by timoni.al
February 2, 2026
0

Gianluigi Donnarumma, portieri italian i Paris Saint Germain, është përballe një situate të vështirë pas arritjes së trajnerit Luis Enrique....

Read moreDetails
“Ke filluar të më njohësh?” Selin pyet Mirin për “Kutinë e Pandorës” dhe e pyet nëse e ka mërzitur.

“Ke filluar të më njohësh?” Selin pyet Mirin për “Kutinë e Pandorës” dhe e pyet nëse e ka mërzitur.

February 2, 2026
Gjyqi i mbahet me dyer të mbyllura; Veliaj nuk pranon avokatin e caktuar nga gjykata për shkak se ai nuk e njeh dosjen dhe nuk mund të flasë në emër të tij.

Seanca për Veliajn/ Gjyqtarja tërheq veten për të vendosur nëse do ta dërgojë çështjen në gjykim.

February 2, 2026
Berisha: Dosja Balluku ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e Edi Ramës! Zemërimi i qytetarëve ka përmasa të papërmbajtura

Berisha: Dosja Balluku ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e Edi Ramës! Zemërimi i qytetarëve ka përmasa të papërmbajtura

February 2, 2026
PD përsërit bojkotin ndaj komisionit për Reformën Territoriale për herë të katërt, Mazniku: Kemi ofruar të gjitha garancitë që…

PD përsërit bojkotin ndaj komisionit për Reformën Territoriale për herë të katërt, Mazniku: Kemi ofruar të gjitha garancitë që…

February 2, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PSG, Luis Enrique injoron Donnarummën: Safonov, portieri më i mirë që kam pasur në karrierë

PSG, Luis Enrique injoron Donnarummën: Safonov, portieri më i mirë që kam pasur në karrierë

February 2, 2026
“Ke filluar të më njohësh?” Selin pyet Mirin për “Kutinë e Pandorës” dhe e pyet nëse e ka mërzitur.

“Ke filluar të më njohësh?” Selin pyet Mirin për “Kutinë e Pandorës” dhe e pyet nëse e ka mërzitur.

February 2, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al