Saturday, June 14, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

GJKKO zbardh vendimin për Sali Berishën: Ka raste kur edhe fjalimet e politikanëve mund të kufizohen

Editor by Editor
January 10, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
GJKKO zbardh vendimin për Sali Berishën: Ka raste kur edhe fjalimet e politikanëve mund të kufizohen
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha. Vendimi i zbardhur, që e lë Berishën nën masën e arrestit të shtëpisë, i është dërguar ish-kryeministrit, të cilët kanë deklaruar se do do ta tërheqin gjatë ditës së nesërme. Gjykata e Posaçme në vendimin e zbardhur ndaj Berishës, thotë se politikanët nuk duhet të përfitojnë nga pozitat e tyre dominuese në raport me institucionet e tjera.

Edhe pse fjalimet e politikanëve dhe liria e tyre për t’u shprehur mbrohen nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Gjykata nënvizon se në disa raste është e nevojshme që “në disa shoqëri demokratike të sanksionohen apo edhe të parandalohen të gjitha format e shprehjes që përhapen, nxisin ose justifikojnë urrejtjen e bazuar në intolerancë, me kusht që ‘formalitetet’, ‘kushtet’, ‘kufizimet’ ose ‘gjobat’ e vendosura janë në proporcion me qëllimin legjitim të ndjekur””.

PJESË NGA VENDIMI:

“Duke marrë parasysh funksionin e të hetuarit Sali Berisha, si politikan, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, referuar opinionit Nr. 18 (2015) të Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Europianë, mbi pozicionin e gjyqësorit dhe lidhjen e tij me pushtetet e tjera të Shtetit, citohet se “Politikanët duhet të tregojnë përmbajtje dhe të mos përfitojnë nga pozita e tyre dominuese e mundshme në institucionet shtetërore për të heshtur kritikat, veçanërisht duke përdorur procedurat civile ose penale kundër kritikëve; këto procedura në mënyrë të pashmangshme kanë efekte prapësuese në vullnetin e njerëzve dhe të mediave për të shprehur pikëpamjet për çështje me interes publik. Politikanët duhet që në parim, të ruajnë besimin e popullit në institucionet demokratike dhe të shmangin përdorimin e argumenteve demagogjike kundër vendimeve të gjykatave, sulmojnë gjyqtarë individualë ose inkurajojnë mosbindje ndaj vendimeve gjyqësore…”

GJEDNJ ka theksuar se mbrojtja e shtuar, nga e cila përfiton fjalimi politik në një shoqëri demokratike, gjithashtu rrit detyrat dhe përgjegjësitë. Kështu, ashtu si politikanët në mënyrë të pashmangshme dhe me vetëdije dalin në mënyrë të hapur për shqyrtimin e fjalëve dhe veprimeve  të tyre nga gazetarët dhe publiku në përgjithësi, ata duhet të shfaqin një shkallë më të madhe të tolerancës. Politikanët, duke përdorur të drejtën e tyre të lirisë së shprehjes, shpesh mund të bëjnë deklarata publike që janë të ndjeshme ndaj kritikës ose synojnë të jenë provokuese dhe të ngjallin reagime të forta.

Për sa më sipër, gjykata çmon të nënvizojë diferencimin midis funksionit të të hetuarit Sali Berisha, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë (e në këtë kuadër dhe lirisë së shprehjes politike të tij) dhe pozitës së tij proceduriale në këtë proces penal, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal.

Megjthatë, fjalimet politike, edhe kur mbrohen nga neni 10 i KEDNJ, mund të kufizohen në përputhje me paragrafin e dytë të kësaj dispozite, sipas të cilit mund të vendosen kufizime në lirinë e shprehjes në rastin kur ato janë të përcaktuara me ligj dhe të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike ose për mbrojtjen e reputacionit ose të drejtave të të tjerëve. Ndërkohë që GJEDNJ ka konstatuar vazhdimisht se ka pak hapësirë për kufizime në fjalimet politike apo debatin e çështjeve me interes publik duke theksuar se: “toleranca dhe respekti për dinjitetin e barabartë të të gjithë qenieve njerëzore përbëjnë themelet e një shoqërie demokratike, pluraliste. Duke qenë kështu, në parim, mund të konsiderohet e nevojshme në disa shoqëri demokratike të sanksionohen apo edhe të parandalohen të gjitha format e shprehjes që përhapen, nxisin ose justifikojnë urrejtjen e bazuar në intolerancë, me kusht që ‘formalitetet’, ‘kushtet’, ‘kufizimet’ ose ‘gjobat’ e vendosura janë në proporcion me qëllimin legjitim të ndjekur”.

Gjatë gjykimit rezultoi e provuar se ka qenë pikërisht ky i fundit i cili nuk ka zbatuar në mënyrë të qëllimshme urdhërimet e gjykatës, duke mos përmbushur kështu detyrimet e tij në zbatim të këtij vendimi”, mbi këto arsyetime Berishës ju ashpërsua masa.

Gjykata e Posaçme pranoi në datën 30 Dhjetor kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në “arrest shtëpie”. Vetë Berisha e ka cilësuar arrestimin e tij politik, ndërsa ka deklaruar se kjo është një vepër e Edi Ramës për të izoluar aksionin opozitar në vend.

Previous Post

Takim me iniciativën e aleatëve/ Bardhi dhe Noka në takim informal për bashkim, propozohet bashkimi me Bashën

Next Post

Arrestohet 25-vjeçari në Mirditë, iu gjetën targa makinash të vjedhura që do përdoreshin për ngjarje kriminale

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

June 14, 2025
EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

June 14, 2025
U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

June 14, 2025
Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

AKTUALITET

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

by Editor
June 14, 2025
0

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 46-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ndjekjes së mjetit të shqiptarit...

Read moreDetails
EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

June 14, 2025
U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

June 14, 2025
Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

June 14, 2025
Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 8 shqiptarë në Itali, kishin kryer 68 vjedhje

Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 8 shqiptarë në Itali, kishin kryer 68 vjedhje

June 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

June 14, 2025
EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

June 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al