Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bariu që mundi oligarkët e betonit

Editor by Editor
January 8, 2024
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Bariu që mundi oligarkët e betonit
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ovidio Marras, bariu që bllokoi betonin në Capo Malfatano, duke penguar ndërtimin e një mega resorti luksoz nga kompania Sitas buzë detit në një nga zonat më të bukura dhe më të pandotura të bregdetit jugperëndimor të Sardenjës, humbi jetën në moshën 93-vjeçare. Marras arriti të fitonte atë që u quajt “beteja kundër betonit” në zonën e Capo Malfatano.

Mbrojtja e tokës në Sardenja

Lufta e Ovidio Marras kundër projektit dhe fitoret ligjore të arritura janë bërë një lloj simboli në mbrojtjen e brigjeve të Sardenjës ndër vite, shkruan notizie.virgilio.

Zona e Sardenjës ku ndodhen tokat e Marras, ku ai ishte rritur duke kullotur delet, konsiderohet si një nga zonat më magjepsëse në ishull. Pikërisht për këtë Sitas kishte zhvilluar idenë e ndërtimit të një objekti turistik të nivelit të lartë në këto vende,pranë detit.

Megjithatë, kompania nuk kishte marrë parasysh Ovidio Marras, i cili kurrë nuk ishte tunduar nga ofertat e mëdha financiare për të “hequr tokat”. “Jo, nuk e shes , kjo është toka e babait tim dhe unë po e mbaj dhe ju nuk keni të drejtë të ndërtoni këtu përreth”, kishte bërë të ditur bariu.

Ankesa e parë në gjykatë

Marras u përplas pafund në beteja ligjore me disa nga njerëzit më të fuqishëm të Italisë. Grupi sipërmarrës tentoi të siguronte, në veçanti, devijimin e rrugës së vjetër në fermën e Marrasit, gjë që dukshëm pengoi projektin e ndërtimit.

Fillimisht ai fitoi çështjen e devijimit të rrugës antike nga ferma e tij i mbështetur nga Italia Nostra. Më vonë, pasuan shumë padi të tjera pasuan derisa plani për ndërtimin e resortit gjigand u ndal. Për shumë vite Ovidio Marras vazhdoi të jetonte në “kasollen” e tij në bregdet, derisa gjendja shëndetësore e detyruan të kthehej në fshat tek të dashurit e tij.

Previous Post

FOTO/ “Bedrija ka pasur lekët”! Brenda kafazit, burri në gjyq, kush e çoi gruan drejt fundit tragjik?

Next Post

Zbardhet biseda e fundit e Bedrie Lokës me të bijën: Qepe mami!

Next Post
Zbardhet biseda e fundit e Bedrie Lokës me të bijën: Qepe mami!

Zbardhet biseda e fundit e Bedrie Lokës me të bijën: Qepe mami!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al