Friday, March 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Blinken bisedon me Erdoganin për luftën në Gazë

Editor by Editor
January 6, 2024
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Blinken bisedon me Erdoganin për luftën në Gazë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar në Stamboll me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – para se kryediplomati amerikan të udhëtonte për në Greqi.

Blinken ka nisur më 6 janar një turne, që përfshin ndalesa edhe në Izrael dhe në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ky është turneu i katërt që Blinken zhvillon që nga nisja e luftës Izrael-Hamas tre muaj më parë, teksa është rritur frika se konflikti mund të përfshijë Lindjen e Mesme.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se Blinkeni do t’i bëjë presion Izraelit që të rrisë ndihmën për palestinezët dhe të kalojë në një fazë të luftimeve që do t’iu mundësonte të zhvendosurve që të nisin të kthehen në shtëpitë e tyre.

Zyrtari shtoi se shumica e diskutimeve me liderët arabë do të fokusohen në frenimin e dhunës dhe se si mund të qeveriset Rripi i Gazës pasi të përfundojë lufta.

Stambolli kishte shërbyer si bazë për udhëheqësit politikë të Hamasit deri në sulmet ndaj Izraelit që lanë të vrarë 1.200 persona dhe që nxitën luftën. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë, mbi 22.000 palestinezë janë vrarë.

Pas nisjes së luftës, Turqia u kërkoi liderëve të Hamasit që të largohen nga shteti.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është shndërruar në një prej kritikëve më të mëdhenj të ofensivës izraelite në Gazë për shkak të numrit të lartë të viktimave dhe dëmeve të mëdha. Ai po ashtu ka kritikuar Uashingtonin për mbështetjen që i jep Izraelit.

Erdogan e ka krahasuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me liderin nazist, Adolf Hitler, dhe e ka akuzuar SHBA-në se po sponsorizon “gjenocidin” ndaj palestinezëve.

Lidhur me takimet e Blinkenit në Turqi, Ministria e Jashtme turke lëshoi një deklaratë të shkurtër dhe tha se gjatë takimit të kryediplomatit amerikan me homologun turk, Hakan Fidan, u diskutua “për krizën humanitare në Gazë, procesin e pranimit të Suedisë në NATO” dhe për çështjet dypalëshe e ato rajonale.

Ndërkaq, Presidenca turke ende nuk ka dhënë detaje për takimin mes Erdoganit dhe Blinkenit.

Nga Turqia, kryediplomati amerikan do të qëndrojë në Greqi, ku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Më pas, të dielën dhe të hënën Blinken do të qëndrojë në Jordani, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kryediplomati amerikan do të vizitojë javën e ardhshme Izraelin dhe Bregun e pushtuar Perëndimor dhe do të përmbyllë turneun e tij diplomatik në Egjipt./REL/

Previous Post

Shanset e fundit! Broja e nis si titullar me Chelsea-n në FA Cup

Next Post

“Lulzim Brava është histori e mbaruar”- Argita Malltezi flet për kreun e PD-së nga protesta poshtë banesës së babait të saj

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
19-vjeçari sulmues shqiptar nënshkruan kontratë si profesionist me Lazio-n.

March 12, 2026
Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

Europa League: Nottingham humb befasueshëm në shtëpi nga ekipi danez, ndërsa Endrick ndihmon Lyonin të sigurojë një rezultat të rëndësishëm në Spanjë (Rezultatet)

KRYESORE

19-vjeçari sulmues shqiptar nënshkruan kontratë si profesionist me Lazio-n.

by timoni.al
March 12, 2026
0

Flavio Sulejmani, sulmuesi shqiptar vetëm 19-vjeçar, ka firmosur një kontratë të re me klubin e Lazios, duke u bërë kështu...

Read moreDetails
Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

March 12, 2026
Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

March 12, 2026
Europa League: Nottingham humb befasueshëm në shtëpi nga ekipi danez, ndërsa Endrick ndihmon Lyonin të sigurojë një rezultat të rëndësishëm në Spanjë (Rezultatet)

Europa League: Nottingham humb befasueshëm në shtëpi nga ekipi danez, ndërsa Endrick ndihmon Lyonin të sigurojë një rezultat të rëndësishëm në Spanjë (Rezultatet)

March 12, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rusia ofron ndihmë për stabilizimin e situatës: Të identifikojmë zgjidhje për krizën.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

19-vjeçari sulmues shqiptar nënshkruan kontratë si profesionist me Lazio-n.

19-vjeçari sulmues shqiptar nënshkruan kontratë si profesionist me Lazio-n.

March 12, 2026
Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

March 12, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al