Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI+FOTO/ Aksidenti tragjik në Itali, ky është 38-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Editor by Editor
January 3, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRI+FOTO/ Aksidenti tragjik në Itali, ky është 38-vjeçari shqiptar që humbi jetën
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident tragjik në Cremona të Italisë i ka marrë jetën një 38-vjeçari shqiptar. Viktima është Erion Bali, raportojnë mediat italiane.

Aksidenti ndodhi herët në mëngjes më 2 Janar teksa 38-vjeçari po kthehej në shtëpi tek bashkëshortja dhe 3 fëmijët e tij, njëri prej të cilëve vetëm disa muajsh.

Ai humbi kontrollin mbi mjetin dhe makina përfundoi në barrierat anësore të rrugës duke u shkatërruar tërësisht. Ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje mundën të bënin shumë pak për të shpëtuar shqiptarin.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina trupin e të ndjerit, për shkak se mjeti ishte shkatërruar tërësisht nga përplasja e fortë.

Erion Bali kishte hapur së fundmi një restorant në zonë dhe po kthehej prej andej pasi kishte bërë pastrimet e fundit. Ai jetonte prej më shumë se 20 vitesh në Cremone dhe ishte integruar më së miri në komunitet.

Vëllai i tij thotë se për herë të fundit kishte folur në telefon me Erionin më 1 Janar kur kishin shkëmbyer urimet për Vitin e Ri.

Mbrëmjen e së martës, familjarët, miqtë dhe të njohur u mblodhën në restorantin e 38-vjeçarit ku ndezën qirinj në kujtim të të ndjerit. Erion Bali do të përcillet për në banesën e fundit ditën e enjte në varrezat e Cremones.

EMRI+FOTO/ Aksidenti tragjik në Itali, ky është 38-vjeçari
Previous Post

EMRAT/ U gjendën të vdekur/ Rreshteri i policisë së Nju Jorkut vrau gruan shqiptare, 2 fëmijët e më pas veten

Next Post

Varrimi i gjyshes/ Gazeta greke: Beleri, “plagë” për palën shqiptare

Next Post
Varrimi i gjyshes/ Gazeta greke: Beleri, “plagë” për palën shqiptare

Varrimi i gjyshes/ Gazeta greke: Beleri, “plagë” për palën shqiptare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al