Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“800 mijë euro mallra luksi, fatura fiktive, para në kasafortë…”/ Klodiana Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj Veliajt

Editor by Editor
February 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“800 mijë euro mallra luksi, fatura fiktive, para në kasafortë…”/ Klodiana Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj Veliajt
0
SHARES
115
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga arrestimi i Erion Veliajt. 

Lala shpjegoi akuzat e SPAK ndaj Veliajt, bashkëshortes dhe bashkëpunëtorëve të tij. 

Veliaj dyshohet për korrupsion pasiv në nëntë raste dhe pastrim parash. 

“Zoti Veliaj është arrestuar me vendimin e GJKKO për dyshimin e dy veprave penale, korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Agjentët e BKH kanë mbërritur në Bashki, kanë bërë me dije se ka urdhër arresti dhe të kontaktonte me avokatët. Është dërguar në bllokun e sigurisë. Veliaj nuk ka reaguar dhe ka ndjekur hetuesit.

Bashkëshortja e Veliajt ka mbërritur pak më parë në Rinas dhe është shoqëruar në banesën e saj ku do të qëndrojë derisa të dalë para gjykatës. Ajo ka një akuzë më shumë se bashkëshorti i saj.

Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë ka dhënë leje ndërtimit për biznesmenë dhe ata në këmbim kanë kaluar në kompani të Ajola Xoxës shuma parash, kanë paguar pushime, kanë sponsorizuar aktivitete, kanë firmosur fatura fiktive. Zonja Xoxa ka shpenzuar 860 mijë euro vetëm për blerje online, mallra luksi, rroba, etj.

Është arrestuar biznemseni Elman Abule, dyshohet për pastrim parash nëpërmjet kompanisë Rametal. Veliaj thotë hetimi, ka ideuar një skemë që ka patur si qëllim pasurimin e tij dhe familjarëve.  Abule, ka kaluar shuma të konsiderueshme në kompanitë e Ajola Xoxës.

Në lidhje me buznesmenët, e gjithë elita ekomoiike, Gentian Sula, i kompanisë AgiKons, që dyshohet për korrupsion, ka përfituar leje ndërtimi dhe tendera nga Bashkia e Tiranës, në këmbim ka dhënë para dhe një vilë në emër të Ajola Xoxës, vila është sekuestruar. Është Shkëlqim Fusha, ndër biznesmenët më të mëdhenj në vend, për të cilin pati një ligj preferencial. Bëhet fjalë për Fatmir Bektashin që del edhe në rastin e Berishës. Del është këtu që ka marrë leje ndërtimi. Janë edhe Sokol Kryezia, dhe Neriman Palushi. Këta janë në masë detyrim paraqitje. 

Sipas prokurorisë nga 11 muaj hetime, që nisi mbi bazën e një personi të vetidentifikuar si Nesti Angoni, ka patur informacion të detajuar, mendohet te jetë njeri shumë afër zotit Veliaj. Kam thënë që SPAK ka marrë në Sky Tower, veshje të Ajola Xoxës. Shumëkush e pa me dyshim këtë. Zonja Xoxa ka shpenzuar afro 200 mijë euro në vit për mallra luksi. Dyshohet se janë të dhëna nga biznesmenët që kanë marrë tendera dhe leje. Këto janë gjurmuar përmes Tax Free dhe kartave. Gjatë kësaj periudhe prokurorët kanë sekuestruar fatura fiktive dhe kryesisht janë bërë nga Elman Abule.

Vetëm vendimi për caktimin e masës së sigurisë, shkon te 300 faqe. Gjykata ka marrë kohë 2 javë. Është ndër dosjet më voluminoze, janë pyetur biznesmenë, punonjës të kompanive dhe OJF, është hetim i detajuar. Kjo është maja e ajsbergut të asaj që dinë. Janë gjurmuar kartat dhe shpenzimet jashtë vendit, që nuk janë paguar nga cifti Veliaj por nga biznesmenë me lidhje klienteliste. Sa i përket biznesmenit Fusha, ka patur edhe hetim tjetër, për zyrtarë të lartë të Bashkisë që i ka financuar për udhëtim jashtë vendit.

Veliaj i ka kundërshtuar akuzat.

Ajo që më bëri përshtypje, lidhet me faktin pse gjykata ka marrë kaq shumë kohë për të arsyetuar vendimin, sepse kërkesa ishte dërguar 17 ditë përpara. Në protokollin e gjykatës së posaçme, ka vajtur para 17 ditësh. Dje ka dalë vendimi i gjykatës dhe sot është ekzekutuar vendimi. I është vënë në dispozicion Veliajt.

Prokuroria e Posaçme ka dyshime për një skemë të mirëfilltë korruptive, përfshin njeriun dy të mazhorancës, që mund të pasonte Ramën, ka drejtuar Bashkinë më të madhe në vend. Ne ishim në emisionin tuaj dhe thashë nëse SPAK nuk e kalon këtë test do të ishte pikëpyetje e madhe. Sot jemi në situatë tjetër. U qëndroj besnike vetëm fakteve dhe provave. Sot për të konfirmuar arrestimin është dashur një orë, sepse institucionet heshtin.

Kur u kqyr kasaforta që sipas SPAK është e Ajola Xoxës, rezulton se janë gjetur pak a shumë 150 mijë euro.

Xoxa është kthyer nga Roma, ku ka qenë në një ditëlindje të një artisti është kthyer sapo është informuar. Xoxa është në arrest shtëpie sepse ka një fëmijë të mitur dhe nuk shkojnë dot të dy bashkëshortët.

Deri në këto momente nuk ka masë sigurie për vëllain e Erion Veliajt, por është hetim voluminoz dhe duhet pritur. Është hetim që ka prekur zotin Veliaj, njeri shumë i rëndësishëm i politikës, por goditja vjen edhe para zgjedhejve parlamentare. Pak ditë më parë Rama foli për lokomotivë të PS, sot e ka në burg”, tha Lala. 

Previous Post

Bylykbashi i drejtohet mazhorancës: Arrestimi i Veliajt është vetëm fillimi

Next Post

“12 vite ose më shumë”/ Avokati tregon se çfarë rrezikon Veliaj pas arrestit

Next Post
“12 vite ose më shumë”/ Avokati tregon se çfarë rrezikon Veliaj pas arrestit

“12 vite ose më shumë”/ Avokati tregon se çfarë rrezikon Veliaj pas arrestit

Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend Bardh Spahinë, mbetet jashtë Edona Bilali nga PS
AKTUALITET

Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend Bardh Spahinë, mbetet jashtë Edona Bilali nga PS

by Editor
May 14, 2025
0

Qarku i Shkodrës vijon numërimin për kandidatët e listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të...

Read moreDetails
Rezultati i zgjedhjeve/ Reagon Rama: S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në Sheshin “Skënderbej”

Rezultati i zgjedhjeve/ Reagon Rama: S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në Sheshin “Skënderbej”

May 14, 2025
Celibashi reagon për denoncimin e PD-së mbi “trenin bullgar”: Nëse provohet, kemi të bëjmë me vepër penale

Celibashi reagon për denoncimin e PD-së mbi “trenin bullgar”: Nëse provohet, kemi të bëjmë me vepër penale

May 13, 2025
Zgjedhjet parlamentare/ “Garuesit nuk ishin në kushte të barabarta”, BE: Pati akuza të shumta për presion mbi votuesit, PS përdori burimet administrative

Zgjedhjet parlamentare/ “Garuesit nuk ishin në kushte të barabarta”, BE: Pati akuza të shumta për presion mbi votuesit, PS përdori burimet administrative

May 13, 2025
SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia e Shtetit dhe BKH po zbaton vendimet

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia e Shtetit dhe BKH po zbaton vendimet

May 13, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend Bardh Spahinë, mbetet jashtë Edona Bilali nga PS

Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend Bardh Spahinë, mbetet jashtë Edona Bilali nga PS

May 14, 2025
Rezultati i zgjedhjeve/ Reagon Rama: S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në Sheshin “Skënderbej”

Rezultati i zgjedhjeve/ Reagon Rama: S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në Sheshin “Skënderbej”

May 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al