Personi në foto është 65-vjeçari Gjergj Tusha, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në Tale të Lezhës. Sipas raportimeve të Top Channel, Tusha kishte marrë tre urdhra mbrojtjeje nga i biri në vitet e fundit. Policia është angazhuar në hetimet për zbardhjen e ngjarjes, e cila deri tani mbetet pa autor.
Trupi i pajetë i tij u gjet në bregun e lumit të Matit, duke treguar shenja dhune dhe me një plagë të dyshuar nga arma e zjarrit. Tusha ishte raportuar i humbur nga vajza e tij, e cila kishte lajmëruar policinë për situatën, dhe pas disa orësh kërkimesh, u zbulua i vrarë.
Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, por deri tani nuk ka informacion mbi autorët e krimit.