Personi në foto është 65-vjeçari Gjergj Tusha, i cili u gjet i vdekur në Tale të Lezhës. Sipas informacioneve të raportuara nga Top Channel, Tusha kishte marrë tre urdhër-mbrojtje nga i biri gjatë viteve të fundit. Trupi i tij u zbuluar nga policia në bregun e lumit Mat, me shenja dhune dhe një plagë, e cila nuk ishte shkaktuar nga armë zjarri.
Ai u shpall i humbur nga vajza e tij një ditë më parë, dhe pas disa orësh kërkimesh, policia e gjeti të vrarë. Sipas korrespondentes Brixhilda Deda, paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka qenë aksidentale. Burime nga grupi hetimor sugjerojnë se Tusha mund të ketë pësuar goditje nga një demi, i cili dyshohet se e ka përplasur në pemë, duke i shkaktuar plagë në kofshë dhe pulpa.
Njoftimi i policisë tregon se është përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore mbi trupin e 65-vjeçarit, e cila konfirmoi se nuk kishte plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo mjete prerëse. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Pllanë, në Njësinë Administrative Zejmen, kur Tusha po kullotiste bagëtitë.
Grupi hetimor ka kryer disa veprime, përfshirë këqyrjen e vendit të ngjarjes, analizat e kufomës dhe shqyrtimin e pamjeve filmike. Nga hetimet, u arrit në përfundimin se dëmtimet në trupin e Tushës nuk kishin lidhje me armët apo mjete prerëse. Materialet e procedurës janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për hetime të mëtejshme lidhur me këtë ngjarje, e cila dyshohet se ka qenë aksidentale.