Shkroi: Soni SALIHI
Vendimi tronditës i Jurgen Klopp për të dhënë dorëheqjen në fund të sezonit e lë Liverpool-in në kërkimin e një trajneri të ri për herë të parë në gati një dekadë. Këto janë 5 mundësitë që ka skuadra angleze për zëvendësimin e gjermanit:
Xabi Alonso (Bayer Leverkusen)
Një ish-mesfushor i Liverpool-it, Alonso është kandidati kryesor falë punës së jashtëzakonshme që po bën në klubin gjerman Leverkusen. Që kur Borussia Dortmund i Klopp fitoi 2 titujt radhazi në 2011 dhe 2012, Bayern Munich ka dominuar kampionatin gjerman. Por kjo ecuri është në rrezik me Leverkusen të pamposhtur në 27 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe katër pikë larg në krye të Bundesligës. Spanjolli po vë në praktikë një edukim të jashtëzakonshëm futbollistik pasi ka luajtur si lojtar nën drejtimin e Pep Guardiolës, Jose Mourinhos, Carlo Ancelotti, Rafael Benitez dhe Vicente del Bosque. Edhe pse Alonso admirohet edhe nga ish-klubet Bayern dhe Real Madrid, largimi i Klopp mund t’i lejojë Liverpool-it të synojë nënshkrimin e spanjollit.
Roberto De Zerbi (Brighton)
Italiani ka marrë vlerësime të mira si për rezultatet, ashtu edhe për stilin e lojës që kur mori drejtimin e Brighton në shtator të vitit 2021. De Zerbi udhëhoqi “pulëbardhat” në Evropë për herë të parë në historinë e klubit sezonin e kaluar. De Zerbi e ka bërë punën në mënyrë mbresëlënëse, me Brighton që ndodhet në vendin e shtatë në tabelën e Premier League, por shansi për të konkurruar për trofe në Anfield do të ishte i vështirë për t’u rezistuar.
Julian Nagelsmann (Gjermani)
Dikur ylli i shkollës gjermane të futbollit, ngritja meteorike e Naglesmann pas suksesit me Hoffenheim dhe RB Leipzig u shua kur ai u shkarkua nga Bayern vitin e kaluar pas diçka më pak se dy sezonesh si trajner në Bavari. 36-vjeçari që atëherë ka marrë sfidën për të ringjallur Kombëtaren Gjermane dhe ta përgatis për Euro 2024. Rezultatet miqësore të deritanishme nuk kanë qenë premtuese me vetëm një fitore në katër ndeshje, përfshirë edhe humbjet ndaj Turqisë dhe Austrisë. Pavarësisht se si shkon Euro për Nagelsmann dhe kombin e tij, ai mund të kërkojë të bëjë një ndryshim dhe ti bashkohet Liverpool-it sezonin e ardhshëm.
Ange Postecoglou (Tottenham)
Përzierja e karizmës dhe aftësisë së trajnerit të Postecoglou ka transformuar gjendjen shpirtërore në Tottenham në një mënyrë të ngjashme me atë se si ardhja e Klopp ngriti atmosferën rreth Liverpool nëntë vjet më parë. Por 58-vjeçari ka treguar “pamëshirshmërinë” e tij në të kaluarën për të ndryshuar ambjent kur ka parë të krijohet një mundësi më e mirë. Postecoglou u largua nga Yokohama Marinos në mes të sezonit për t’u bashkuar me Celtic në 2021 dhe u largua nga kampionët skocezë vitin e kaluar pasi fitoi pesë trofe në dy sezone.
Steven Gerrard (Al Ettifaq)
Një nga lojtarët më të mëdhenj të Liverpool-it, Gerrard do të kishte qenë një nga favoritët për këtë punë disa vjet më parë.
Sidoqoftë, karriera si trajneri i ish-kapitenit të Anglisë ka shkuar keq që kur udhëhoqi gjigantët skocezë Rangers drejt titullit të tyre të vetëm të ligës në 13 vitet e fundit në 2021. Gerrard u shkarkua nga Aston Villa pas më pak se një viti në krye dhe që atëherë ka parë pasardhësin e tij Unai Emery që e ka marrë Villan nga kandidatët për rënie në sfidën për titullin e Premier League. Vitin e kaluar ai iu bashkua fluksit të yjeve në Ligën Pro Saudite për të marrë drejtimin e Al Ettifaq dhe vetëm javën e kaluar ai zgjati kontratën e tij atje deri në 2027, pavarësisht rezultateve modeste.