Saturday, May 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

29 biznese me mbi 50 punonjës në sektorin e industrisë kanë falimentuar më 2023

Editor by Editor
June 18, 2024
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
29 biznese me mbi 50 punonjës në sektorin e industrisë kanë falimentuar më 2023
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sektori i prodhimit dhe sidomos industria përpunuese janë në vështirësi prej dy vitesh, për shkak të efekteve negative që dha rënia e Euros dhe rritja e kostove të brendshme. Si rrjedhojë, dhjetëra biznese të mëdha në sektor kanë falimentuar vitin e kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i ndërmarrjeve me mbi 50 punonjës në sektorin e industrisë ka shënuar rënie vjetore me 5.3% vitin e kaluar, ku vërehet se 29 ndërmarrje e kanë mbyllur aktivitetin.

Burimet nga tregu bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e falimenteve ka qenë në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Përveç faktorëve të brendshëm, fabrikat janë ndikuar nga rënia e kërkesës në tregjet e eksportit.

Falimentet në sektorin e industrisë pritet të jenë edhe më të larta këtë vit, pasi në muajt e parë u shkëputën shumë kontrata me klientët që ishin mbajtur me vështirësi në tremujorin e fundit 2023.

Fabrikat shqiptare u përballën me një kërkesë jo të zakontë pas pandemisë. Kërkesa e fortë për mallra pas heqjes së kufizimeve nga pandemia Covid-1më 2021 nxiti hapjen e njësive të reja të prodhimit. Fabrikat shpesh kishin kërkesë për mallra dy deri në tre herë më shumë se kapacitetet e prodhimit.

Shumë prej tyre bënë investime në teknologji dhe u zgjeruan më tej, teksa një vit më vonë klima e biznesit u përkeqësua kryekëput. Rënia e euros ka qenë shkaktari kryesor. Në viti 2021 e deri aktualisht, Euro ka humbur 23% të vlerës në këmbim të lekun, çka tregon se në masë të ngjashme janë ulur fitimet e eksportuesve të cilët shesin në Euro por pagat dhe taksat dhe shumë lëndë të para i paguajnë në Lek.

Fillimi i luftës në Ukrainë e përkeqësoi më shumë situatën. Inflacioni i lartë dhe pasiguritë gjeopolitike u rritën më tej me luftën në Rripin e Gazës, duke bërë që kërkesa për prodhime në Shqipëri të ulej fort.

Fabrikat shumë të mëdha të prodhimit pavarësisht se po kalojnë një periudhë të vështirë që i ka zhytur edhe në borxhe do të vazhdojnë aktivitetin. Fabrikat në segmentin mbi 200 punonjës duket se, po e përballojnë disi krizën duke shpresuar për përmirësim.

Kjo krizë, më e forta e 15 viteve, i ka vënë bizneset para zgjidhjeve të vështira. Njësitë e vogla po mbyllen dhe po shkojnë drejt sektorëve të tjerë si turizmi, aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe industria ushqimore, ndërsa fabrikat e mëdha po përshtaten duke kaluar në segmente me vlerë të lartë të prodhimit dhe duke shkurtuar kostot e brendshme nëpërmjet rritjes së produktivitetit.

Më të cenuarit duket se janë punonjësit, të cilët kanë kaluar në mbi 20 vite duke qepur këpucë dhe e kanë të vështirë të përshtaten në sektorë të tjerë.

Marre nga Monitor

Previous Post

Ndeshje historike! Shifra dhe fakte, ja çfarë duhet të dini për Kroaci-Shqipëri

Next Post

Berisha: Dy sqarime për non gratën britanike, si qëndron e vërteta

Next Post
Berisha: Dy sqarime për non gratën britanike, si qëndron e vërteta

Berisha: Dy sqarime për non gratën britanike, si qëndron e vërteta

Bardhi: Belinda Balluku dhe Edi Rama në një skandali ndërkombëtar për trafikun e drogës
AKTUALITET

Bardhi: Belinda Balluku dhe Edi Rama në një skandali ndërkombëtar për trafikun e drogës

by Editor
May 10, 2025
0

Drejtuesi politik i PD në Qarkun Fier, Gazment Bardhi denoncon me forcë përfshirjen e drejtpërdrejtë të qeverisë Rama në rrjetën...

Read moreDetails
Nesër zgjedhjet/ Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe gazetarëve: Duhet të presim me qetësi të shohim verdiktin

Nesër zgjedhjet/ Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe gazetarëve: Duhet të presim me qetësi të shohim verdiktin

May 10, 2025
VIDEO/ Dyshimet për tentativa blerje vote në Maqellarë, dalin PAMJET nga mometi i kontrollit të automjetit të eksponentit të PS-së

VIDEO/ Dyshimet për tentativa blerje vote në Maqellarë, dalin PAMJET nga mometi i kontrollit të automjetit të eksponentit të PS-së

May 10, 2025
Nesër Giro d’Italia në Vlorë/ PS kërkoi shtyrjen e orarit të votimit në zonë, PD reagon “kundër”: Shkel parimet e një procesi të lirë dhe të ndershëm zgjedhor

Nesër Giro d’Italia në Vlorë/ PS kërkoi shtyrjen e orarit të votimit në zonë, PD reagon “kundër”: Shkel parimet e një procesi të lirë dhe të ndershëm zgjedhor

May 10, 2025
‘Refuzohet’ heshtja zgjedhore/ Arrestohen 4 zyrtarë të Partisë Socialiste në Elbasan

‘Refuzohet’ heshtja zgjedhore/ Arrestohen 4 zyrtarë të Partisë Socialiste në Elbasan

May 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bardhi: Belinda Balluku dhe Edi Rama në një skandali ndërkombëtar për trafikun e drogës

Bardhi: Belinda Balluku dhe Edi Rama në një skandali ndërkombëtar për trafikun e drogës

May 10, 2025
Nesër zgjedhjet/ Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe gazetarëve: Duhet të presim me qetësi të shohim verdiktin

Nesër zgjedhjet/ Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe gazetarëve: Duhet të presim me qetësi të shohim verdiktin

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al