Sunday, September 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

250 milionë euro xhiro/ Momenti i arrestimit të sarandjotit në Greqi, pastronte paratë e pista të kriminelëve

Editor by Editor
June 7, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
250 milionë euro xhiro/ Momenti i arrestimit të sarandjotit në Greqi, pastronte paratë e pista të kriminelëve
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Thanas Thoma Bako alias Athanasios Sebastian Bako, 52 vjeç, nga Saranda, u arrestua më 31 maj nga policia greke teksa për Europol ai është konsideruar një nga “peshqit e mëdhenj” të pastrimit të parave që rrjedhin nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Detajet e operacionit u bënë publike gjatë ditës së djeshme nga policia dhe mediat greke, ky është pikërisht momenti kur Thanas Bako arrestohet nga agjentët e policisë greke.

Ai del me motorrin e tij nga parkingu i kompleksit ku jetonte dhe i bëhet shenjë nga agjentë të veshur me jelekë fosforeshentë që të ndalojë.

Pasi ndalon, ata e rrethojnë dhe i vendosin prangat. Siç shihet në video ka një moment kundërshtie, por më pas 52-vjeçari dorëzohet.

Po kush është 52-vjeçari nga Saranda:

Profili i Bakos nuk është i panjohur për policinë lokale. Në fund të viteve ‘90 dhe fillim te viteve 2000 ai është konsideruar si personazh me lidhje të forta në Sarandë me trafikantë ndërkombëtarë droge kryesisht të marijuanës nga Shqipëria në Greqi. Megjithatë skedën penale e ka të pastër në Shqipëri.

Në vitin 1998 gjithsesi ai rezulton të jetë ndodhur në Kanada, ku rezulton bashkëaksioner me shtetasin Th. P nga Saranda, në kompaninë e investimeve “Quebec Inc.” e cila aktivitetin e saj e ka deri ne vitin 2012. Bako më pas ka zhvilluar aktivitetin e tij në Greqi, por mesa duket, pa i shkëputur kurrë lidhjet me botën e krimit. Vitet e fundit Bako rezulton të jetë pronar i 99 % të aksioneve në një kompani Real Estate në Greqi.

Në pronësi të kësaj kompanie rezulton apartamenti luksoz i tij në Glifadha ku edhe ku arrestua si dhe disa apartamente të blera në Dafni dhe Ilioupoli. Përmes kësaj kompanie, ai rezulton se kryente pastrim të parave të karteleve të drogës, kryesisht nga Holanda e Belgjika.

Ai rezulton se u jepte udhëzime korrierëve se ku t’i merrnin e çonin paratë dhe duke përfshirë dhe konvertimin në kriptovaluta, kryente pastrimin e tyre dhe transferimin në shtete off shore dhe kryesisht në Dubai. Autoritetet holandeze kanë mbërritur deri tek emri i Bakos pas shkatërrimit të disa grupeve kriminale, nga komunikimet e të cilave përmes aplikacioneve të enkriptuara, kanë zbuluar një emër të koduar i cili më pas rezultoi të ishte pikërisht sarandjoti 52-vjeçar.

Sipas hetimeve të deritanishme, ai rezulton të ketë qarkulluar rreth 250 milionë euro brenda 10 muajve, para të ardhura nga trafiku i drogës. Autoritetet holandeze kanë informuar homologët grekë, të cilët pasi e kanë ndjekur për 6 muaj Bakon, e kanë prangosur me qëllim ekstradimin në Holandë, edhe pse sipas burimeve do i nënshtrohet edhe një hetimi në Greqi pasi ka dyshime edhe për pastrim parash në këtë shtet.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia greke gjeti dhe sekuestroi shuma parash në kartëmonedha me origjinë nga vende të ndryshme, mes të cilave euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, franga zvicerane, lira turke, Dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rand të Afrikës së Jugut si dhe dy ora luksoze. U sekuestruan edhe telefona celularë, përfshirë një celular që përdoret për biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM, të cilat janë dërguar në Holandë për ekzaminim laboratorik pas miratimit të dhënë nga autoritetet gjyqësore.

Bako në Greqi profil të ulët, në TIMS rezulton pa pasaportë biometrike
52-vjeçari Thanas Bako rezulton të ketë lëvizur për herë të fundit nga Shqipëria në Greqi, të paktën në mënyrë të ligjshme, në vitin 2010 përmes një leje kalimi ndërsa përmes një pasaporte të vjetër, në vitin 2009. Ai nuk rezulton posedues i një pasaporte biometrike sipas sistemit TIMS, ndërsa dyshimet janë se mund të ketë ardhur më pas në Shqipëri përmes kalimit të paligjshëm nga kufiri gjelbër në zonën e Konispolit.

Në Greqi ai mbante një profil të ulët dhe qarkullonte me një motor “Harley Davidson” edhe pse banesa e tij në Glifadha ishte luksoze. Arrestimi tij nga autoritetet greke është kryer në 31 maj por është bërë publik nga dy komunikata të Europol dhe Policisë greke në 6 qershor. Në Greqi dhe në Shqipëri ai rezulton pa precedentë penalë.

Previous Post

HISTORIKE/ Shqipëria e minifutbollit nuk ndalet, kalon grupet e Botërorit në Essen të Gjermanisë

Next Post

Historia e trishtë pas VIDEOS virale në ‘Tik Tok’, pse babait s’i bënte zemra ta takonte të bijën nuse!

Next Post

Historia e trishtë pas VIDEOS virale në 'Tik Tok', pse babait s’i bënte zemra ta takonte të bijën nuse!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

September 27, 2025
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

LAJM I FUNDIT: Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij lirohen nga burgu.

September 27, 2025
Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

AKTUALITET

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

by timoni.al
September 27, 2025
0

Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, theksoi urgentësën e ndalimit të luftës në Gaza, pas dy vitesh të konflikteve të...

Read moreDetails
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

LAJM I FUNDIT: Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij lirohen nga burgu.

September 27, 2025
Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

September 27, 2025
Rusia shpreh kritika të forta ndaj Izraelit: Vrasjet e dhunshme në Gaza dhe aneksimi i Bregut Perëndimor janë të patolerueshme.

Rusia shpreh kritika të forta ndaj Izraelit: Vrasjet e dhunshme në Gaza dhe aneksimi i Bregut Perëndimor janë të patolerueshme.

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

September 27, 2025
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al