Saturday, December 13, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA/ VanHorn: Shqiptarët kanë bërë sakrifica të shumta për të ndërtuar një botë më paqësore! Jemi me fat të kemi aleatë si Shqipëria!

Editor by Editor
June 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
249-vjetori i Pavarësisë së SHBA/ VanHorn: Shqiptarët kanë bërë sakrifica të shumta për të ndërtuar një botë më paqësore! Jemi me fat të kemi aleatë si Shqipëria!
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn ka dhënë mesazhin e saj për 249-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në festën e organizuar nga ambasada amerikane në Tiranë. 

Van Horn është shprehur se falë sakrificës së shumë amerikanëve dhe aleatëve mund të festojnë sot për liritë e tyre. Ajo tha se gjatë dy shekujve e gjysmë të fundit, udhëheqja amerikane ka shtruar rrugën për një botë më të lirë, më paqësore dhe më të begatë, por sipas saj këtë e ka arritur duke bashkpunuar me aleatët. 

VanHorn u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me fat që kanë një aleat si Shqipria, ndrsa vlersoi sakrificat e shumta që kanë bërë edhe shqiptarët  për të ndërtuar një botë më paqësore.

FJALA E PLOTË: 

Gjenerallejtënant Kingji, faleminderit për fjalën tuaj. Ju nuk jeni vetëm një partner, por edhe një mik. Faleminderit sponsorëve tanë bujarë dhe stafit tonë të përkushtuar që mbështetën këtë festë. Dhe faleminderit Kryetares së Kuvendit Spiropali, të nderuar ministra, ambasadorë dhe të nderuar të ftuar, që na u bashkuat në Ditën e Pavarësisë së Amerikës.

Amerikanët nderojnë 4 korrikun 1776, ditën kur të parët tanë nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, si Ditën tonë të Pavarësisë. Por, historia e kombit tonë fillon para asaj dite, me heronjtë që luftuan për të.

Ajo luftë nisi një vit më herët, në 1775, me fillimet e ushtrisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë. Sonte festojmë jo vetëm vitin e 249-të të Amerikës, por edhe 250-vjetorin e Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara.

Më 14 qershor 1775, Kongresi Kontinental i mbledhur në Sallën e Pavarësisë në Filadelfia votoi për të bashkuar ushtritë territoriale nga të 13 kolonitë fillestare për të formuar Ushtrinë Kontinentale – institucionin e parë kombëtar të Amerikës.

Siç tha Presidenti Trump gjatë festimit të këtij guri kilometrik në Uashington disa javë më parë, në atë ditë “Liria mori mburojën e saj dhe pavarësia mori shpatën e saj. Ata patriotë të Ushtrisë së parë në Revolucionin Amerikan luftuan kundër një armiku të frikshëm dhe mundësive të pafavorshme, por ishin të armatosur me një kauzë të drejtë”.

Këto ushtri territoriale të fragmentuara, por të patrembura, tashmë kishin sfiduar pritshmëritë, duke zmbrapsur Ushtrinë Britanike më të madhe dhe më të mirë pajisur në betejat e Lexington, Concord dhe Bunker Hill, duke nisur një revolucion që do të ndryshonte rrjedhën e historisë.

Më 13 tetor 1775, në Tavernën “Tun” u mblodh një komitet për të shkruar kodet e luftës që themeluan Marinën e SHBA-së. Dhe një muaj më vonë, më 10 nëntor 1775, Korpusi i Marinës së SHBA-së mbajti fushatën e parë të rekrutimit në tavernë, duke ngritur dy batalione. George ashington festoi në Tavernën “Tun” emërimin e tij si Komandant i të gjitha forcave amerikane për të luftuar britanikët.

Këto vende – Bunker Hill, Salla e Pavarësisë, Taverna “Tun” dhe shumë të tjera – shërbejnë si kritere që ne amerikanët të kujtojmë se nga kemi ardhur, se çfarë përkrahim dhe sakrificat e burrave e grave të guximshme për të mbrojtur ato parime: lirinë, drejtësinë, demokracinë.

Sot, ju ftojmë të vizitoni kopjen tonë të Tavernës “Tun” dhe të ngrini një gotë me ne në nder të historisë së Amerikës dhe “kauzës së drejtë” të saj. Sepse siç e dimë mirë të gjithë, Revolucioni Amerikan ishte vetëm fillimi.

Gjatë dy shekujve e gjysmë të fundit, udhëheqja amerikane ka shtruar rrugën për një botë më të lirë, më paqësore dhe më të begatë. Por, nuk mund ta bëjmë këtë të vetëm.

Tashmë udhëheqësit tanë janë duke u kthyer në shtëpi nga Samiti i NATO-s, ku Aleatët u zotuan të investojnë 5 për qind të PBB-së së tyre çdo vit për kërkesat bazë të mbrojtjes. Ne po mbështetemi tek aleatët tanë që të bëjnë pjesën e tyre për të mbrojtur vlerat që të gjithë i çmojmë shumë.

Në fillim të këtij muaji, pata nderin të shihja se si forcat shqiptare dhe amerikane punonin së bashku në Stërvitjen DEFENDER-Europë Përgjigje e Menjëhershme. U preka thellë kur dëgjova nga një prej partnerëve tanë shqiptarë historinë e një ushtari shqiptar të vrarë në aksion, ndërsa shërbente në kufi përkrah SHBA-së gati një dekadë më parë. Ai la pas një vajzë të vogël – tani një vajzë e re. I kërkova zotërisë që ndau këtë histori me mua që t’i thoshte se sa thellësisht e vlerësojmë sakrificën e babait të saj. Ky është vetëm një shembull i sakrificave të shumta që kanë bërë edhe shqiptarët për të mbrojtur liritë tona dhe për të ndërtuar një botë më paqësore. Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Falë sakrificës së kaq shumë amerikanëve dhe aleatëve mund të mblidhemi sonte për të festuar liritë tona. Ne mund t’i rrisim fëmijët tanë të sigurt për një të ardhme ku ata do të gëzojnë ato të drejta të patjetërsueshme të përjetësuara në Deklaratën e Pavarësisë, nënshkruar 249 vjet më parë: Jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.

[ngre gotën për një dolli] Ju lutem bashkohuni me mua për të nderuar këta heronj dhe për të festuar liritë për të cilat luftuan. Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe faleminderit për partneritetin tuaj!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fusembassytirana%2Fposts%2Fpfbid02mG2JQAwMzmwmXsLvRfq8vMvQKYuKwYsLXtygsghd97jUKLv5DwrA6Qw6wN8ajz4xl&show_text=true&width=500

Previous Post

Jamarbër Malltezi publikon videon: Altin Dumani del në listën e patronazhistëve, me preferencë Partinë Socialiste

Next Post

Gjykata Kushtetuese: Partitë brenda 30 ditësh të konstituojnë Kuvendin e Kosovës!

Next Post
Gjykata Kushtetuese: Partitë brenda 30 ditësh të konstituojnë Kuvendin e Kosovës!

Gjykata Kushtetuese: Partitë brenda 30 ditësh të konstituojnë Kuvendin e Kosovës!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rrogat mujore harxhohen për të parë Messin, tifozët në Indi shpërthejnë: Biletat u blenë pa arsye/ Dëme në karrige dhe kaos në stadium, situata del jashtë kontrollit.

Rrogat mujore harxhohen për të parë Messin, tifozët në Indi shpërthejnë: Biletat u blenë pa arsye/ Dëme në karrige dhe kaos në stadium, situata del jashtë kontrollit.

December 13, 2025
Vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri, SHBA paralajmëron: Ata që sulmojnë qytetarët tanë do të përballen me masa të ashpra.

Vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri, SHBA paralajmëron: Ata që sulmojnë qytetarët tanë do të përballen me masa të ashpra.

December 13, 2025
Katerina nga "Për’puthen" shprehet: “Do donim të kishim një fëmijë së bashku”. Arnoldi zbardh detaje mbi përvojën e tyre: E kemi provuar.

Katerina nga “Për’puthen” shprehet: “Do donim të kishim një fëmijë së bashku”. Arnoldi zbardh detaje mbi përvojën e tyre: E kemi provuar.

December 13, 2025
Protesta masive në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, veterani: Asgjë nuk e ndalon dritën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

LAJME

Rrogat mujore harxhohen për të parë Messin, tifozët në Indi shpërthejnë: Biletat u blenë pa arsye/ Dëme në karrige dhe kaos në stadium, situata del jashtë kontrollit.

by timoni.al
December 13, 2025
0

Kaosi dhe zemërimi shpërthyen në stadiumin Salt Lake të Kalkutës, pas një paraqitjeje të shkurtër të Lionel Messit gjatë turneut...

Read moreDetails
Vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri, SHBA paralajmëron: Ata që sulmojnë qytetarët tanë do të përballen me masa të ashpra.

Vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri, SHBA paralajmëron: Ata që sulmojnë qytetarët tanë do të përballen me masa të ashpra.

December 13, 2025
Katerina nga "Për’puthen" shprehet: “Do donim të kishim një fëmijë së bashku”. Arnoldi zbardh detaje mbi përvojën e tyre: E kemi provuar.

Katerina nga “Për’puthen” shprehet: “Do donim të kishim një fëmijë së bashku”. Arnoldi zbardh detaje mbi përvojën e tyre: E kemi provuar.

December 13, 2025
Protesta masive në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, veterani: Asgjë nuk e ndalon dritën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta masive në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, veterani: Asgjë nuk e ndalon dritën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

December 13, 2025
“Revolucioni i Gërshërëve” i shkakton trazira Sllovakisë/ “Mjaft më Fico”, protesta ndaj kryeministrit

“Revolucioni i Gërshërëve” i shkakton trazira Sllovakisë/ “Mjaft më Fico”, protesta ndaj kryeministrit

December 13, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrogat mujore harxhohen për të parë Messin, tifozët në Indi shpërthejnë: Biletat u blenë pa arsye/ Dëme në karrige dhe kaos në stadium, situata del jashtë kontrollit.

Rrogat mujore harxhohen për të parë Messin, tifozët në Indi shpërthejnë: Biletat u blenë pa arsye/ Dëme në karrige dhe kaos në stadium, situata del jashtë kontrollit.

December 13, 2025
Vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri, SHBA paralajmëron: Ata që sulmojnë qytetarët tanë do të përballen me masa të ashpra.

Vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri, SHBA paralajmëron: Ata që sulmojnë qytetarët tanë do të përballen me masa të ashpra.

December 13, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al