Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me bandën e Xhevdet Troplinit dhe rrjetit të narkotrafikut në Durrës.
Kjo bandë jo vetëm që kontrollonte drogën në Durrës, por madje kishte nën kontroll edhe të gjithë qytetin.
Nga hetimet e realizuara nga antimafia italiane për llogari të procedimit penal mbi narkotrafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, del në pah dëshmia e një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Ky i fundit ka dhënë më shumë detaje mbi Elvis Doçin, i njohur në botën e narkotrafikut me nofkën ‘Visi i Pojës’, që rezulton të jetë edhe nipi i Xhevdet Troplinit.
Sikur të mos mjaftonte bashkëpunimi, nga dosja hetimore rezulton se Xhevdet Troplini për të garantua jetën e tij dhe të familjes, si dhe të gjithë lagjes ku jetonte, paguante 150 persona si ‘gardistë’ për ta ruajtur, një vlerë monetare që në total kapte shifrën e 150 mijë eurove në muaj.
Pjesë nga dosja:
P.SH. DOK. CARDINALI: BASHKËPUNËTORI: P.SH. DOK. CARDINALI:
BASHKËPUNËTORI:
P.SH. DOK. CARDINALI: BASHKËPUNËTORI: P.SH. DOK. CARDINALI: BASHKËPUNËTORI:
P.SH. DOK. CARDINALI: BASHKËPUNËTORI: Off. P.GJ: GJONI: BASHKËPUNËTORI:
P.SH. DOK. CARDINALI:
BASHKËPUNËTORI:
Nëse pagonte 150 mije euro, të paktën 150 persona?
“Po.”
Këta ishin ata që ishin në Durrës. Kishte të tjerë jashtë Durrësit?
“Dëgjo, ata që paguheshin ishin ata per te cilet ai nuk kishte nevojë për gjëra të tjera pasi, ata që ishin jashtë Durrësit ishin ortakët në tregti. Këto janë rritur shumë në periudhën kur presidenti ishte një person i korruptuar. I cili ishte këtu në Shqipëri, e është edhe tani ne xhiro.”
Po jashtë Shqipërisë kishte njerëz të tjerë? “Shumë.”
Në evropë?
“Në Gjermani, Itali. Në Hamburg thuajse pushtoi të gjithë qytetin pasi edhe unë kisha ndërtuar punën time në Hamburg. E kam fjalën për trafik kokaine. Ata mundën të dominonin tregun me çmimin e ulët të kokainës.”
Po e kanë mundur me forcë?
“Jo, ata nuk e kanë atë fuqi, jo.”
Pyet nëse e kanë përdorur?
“Ai nuk përdori forcë, nuk kishte asnjë shans me mua, por dua të them me të tjerët që nuk kam dëgjuar kurrë për të. Nuk kishte nevojë për forcë, se uli çmimin dhe doli në treg.”
Kjo në Gjermani dhe në Hamburg. Pastaj the që kishte njerëz edhe në Itali.
“Po, më tha se në Itali kishte mundësi ta fuste në zonën e Kalabrisë. Arrinte nga Kolumbia dhe u shkarkonte atje.”

Referencat për veprimtarinë e grupit kriminal të cilit i përket shtetasit Elvis Doci në trafikun ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës, pasqyronin atë që kishte rezultuar gjatë hetimeve në lidhje me figurën e personit të ashtuquajtur “Visi i Pojės”, i cili përveç se ishte përgjegjës për sjelljen në lidhje me shitjen e 8 kilogramëve kokainë në favor të grupit që i atribuohet Adi Çobës, është përmendur disa herë gjatë disa bisedave të përgjuara mes të dyshuarve, si një kontakt i rëndësishëm në Shqipëri për një grup të organizuar dhe që vepronte në disa shtete, në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.
Një bashkëpunëtor shumë i ngushtë i Visit të Pojës, Adi Çoba, dyshohet si personi që shpërndante sasi të mëdha të narkotikëve dhe furnizohej nga grupi i Elvis Doçit.
Pjesë nga dosja:
“kështu vëlla për të bardhën në mbrëmje do të shoh kushëririn tim për të ditur çfarë ka ndërmend të bëjë me të bardhën (…) vëlla për mua… unë tashmë mund të konfirmoj për të bardhën që mundë ta marrësh (…) vëlla çmimin që vendos ti për mua është në rregull sepse tregu sot është ai, biles sot non ka fare… ajo që është në xhiro thotë që nuk është i mirë.”
Duke konfirmuar atë që Zanzarelli vuri re në lidhje me vështirësinë në gjetjen e lëndëve narkotike të cilësisë së mirë, Adi Coba shpjegonte se, në atë periudhë, në Holandë ishte e lehtë të gjeje kokainë të prerë me cilësi të dobët, duke i dërguar sërish dy fotografitë të cilat në vend të kësaj portretizonin bllokun me “ERKING” “kallëp” që do t’ia kishte dhënë:
“E di vlla se e di si funksionon në Hollandë marrin 7 kilogramë, bëjnë 10 dhe i shesin, por një që kupton e sheh që nuk bën.”
Pasi merrte fotografitë e kokainës, Zanzarelli shprehte vlerësimin e tij:
“ohhohho nena ime cfare copash, si tha shoku aah si akull ah ah ah”.
Në këto rrethana, Adi Coba shkëmbente disa mesazhe me trafikantin e drogës që përdorte kodin PIN C3289B, të cilat dokumentonin pa mëdyshje rrethanën e kryerjes së furnizimit me kokainë falë kontributit të dhënë nga një grup i organizuar kriminal që i atribuohet përdoruesit të PIN C3289B. Në veçanti, dilte se shtetasi Elvis Doci përdoruesi i C3289B ishte nga ana e tij në kontakt me një furnizues me qendër në Gjermani, nga i cili mori 8 kilogramë kokainë atë ditë (3 gusht 2020), e cila më pas do te dërgohej në Itali. Dy ditë më vonë, më 5 gusht 2020 në vijim, i kryer nga një korrier në bordin e një makine (“shoferi”).
Më pas ata do të duhej t’ia dorëzonin paratë këtij të fundit si pagesë të pjesshme të së njëjtës. Në fakt, kjo është ajo që Elvis Doci i shkruante Adi Coba, duke filluar nga ora 17:08 e datës 3.8.2020, i cili duke dhënë udhëzime për mënyrën e dorëzimit të parave dhe në lidhje me vendndodhjen e preferuar për shkarkimin e lëndës narkotike, këshillonte gjetjen e një vendi të përshtatshëm me një oborr dhe jo një garazh:
“Sot është dita që duhet të ngarkojë dhe të them (…) është në Gjermani, shoh (…) 8 copë, i kemi bashkë (…) 4 + 4 (…) pasnesër do të vijë ke ty (…) jepi shoferit paratë çfarë ke (…) mik, paketoja paratë ne qese me vakum pasi ai duhet të marrë edhe të tjera (…) dhe vendos një shenjë (…) ose të paktën një oborr privat (…) përveç garazhit”.
Në mënyrë të përmbledhur, u konstatua se 8 kilogramë kokainë në fjalë mbërritën në Itali në bazë të marrëveshjeve të bëra në një bisedë të koduar mes Adi Coba dhe Elvis Doci i njohur si “Visi i Pojës”, përdorues i PIN-it C3289B, i cili nga ana tjetër, për shkak të përkatësisë së tij në një grup të organizuar kriminal, mundi ta gjente atë dhe të organizonte dërgimin e lëndës narkotike nga Gjermania në Itali.
