Një aksident masiv ndodhi paraditen e sotme te “Ura e Tajvanit” në Tiranë. Tre persona janë plagosur sipas informacionit të parë nga vendi i ngjarjes.

Një autobus i linjës së unazës është përfshirë në aksident me tre makina të vogla. Një nga makinat e vogla ka përfunduar në stacionin e autobusi dhe më pas në trotuar.
Një tjetër makinë tip “Benz” sikur duket nga pamjet është dëmtuar nga goditja ballore e autobusit që gjithashtu ka pësuar dëmtime të shumta.

Qytetarët në panik dhe të lënduar kanë zbritur duke kërkuar ndihmë. Ambulanca erdhi me shpejtësi duke marrë të plagosurit.













![45-vjeçari përplaset me të riun që ishte në motor, pas ikjes nga vendngjarja dorëzohet në komisariat shoferi i makinës
"Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë kanë dorëzuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 45 vjeç, banor i Laçit. Ai, gjatë drejtimit të automjetit në qytetin e Laçit, ka përplasur një motomjet të drejtuar nga shtetasi E. N., 18 vjeç, gjithashtu banor i Laçit, i cili, pas marrjes së [...]](https://timoni.al/wp-content/uploads/2025/11/45-vjecari-perplaset-me-te-riun-qe-ishte-ne-motor-pas-120x86.jpg)

