Monday, October 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“1 mld dollarë? Faleminderit, s’pranoj”/ Kush është Mira Murati, shqiptarja që i ktheu shpinën Zuckerbergut?

Editor by Editor
August 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Tech, Vendi
0
“1 mld dollarë? Faleminderit, s’pranoj”/ Kush është Mira Murati, shqiptarja që i ktheu shpinën Zuckerbergut?
0
SHARES
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Në një përpjekje për të kompensuar terrenin e humbur në garën për dominimin në tregun e inteligjencës artificiale, Mark Zuckerberg kontaktoi disa muaj më parë ish-drejtoreshën kryesore të teknologjisë së OpenAI, Mira Murati. Oferta ishte shumë e thjeshtë, i kërkoi që të blinte startup-in e saj të ri, Thinking Machines Lab.

Kur ajo refuzoi, kreu i Metës kundërsulmoi: gjatë disa javëve në vijim, ai iu afrua më shumë se një duzine punonjësish të kompanisë së saj, e cila ka rreth 50 persona, për të parë nëse ata do të ishin të gatshëm që ta linin Muratin për kompaninë “Meta”. Shënjestra e tij kryesore ishte Andreë Tallak, një studiues dhe bashkëthemelues i Thinking Machines.

Për ta joshur atë, thuhet se Zuckerberg ofroi një paketë me bonuse dhe opsione aksionesh, mund të arrinte deri në 1.5 miliardë dollarë. Detajet i kanë bërë me dije një person i njohur me negociatat, që ka zbuluar detaje për “Wall Street Journal”. Kështu llogaritet që oferta e Zuckerberg për vetë Muratin të ishte rreth 1 miliard dollarë…

Tallak e refuzoi ofertën. Po ashtu, asnjë nga kolegët e tij nuk u largua.

Zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone iu përgjigj komenteve duke u shprehur se pretendimet për ofertat ishin të pasakta dhe qesharake. Ai shtoi gjithashtu se Meta nuk është e interesuar të blejë “Thinking Machines”.

Besnikëria përtej parave

Edhe sipas standardeve të Silicon Valley, refuzimi i shumave 9-shifrore është një dukuri e rrallë. Por, ndërsa konkurrenca për talentet në inteligjencën artificiale rritet, rezulton se edhe ofertat më të majme nuk janë kurrë mjaftueshëm. Disa studiues veprojnë si punonjës të pavarur, por shumë prej tyre zgjedhin t’u qëndrojnë besnikë udhëheqësve të tyre – figura që janë pothuajse mitike në hapësirën e teknologjisë. 

OpenAI dhe kompanitë e themeluara nga ish-drejtues, si ai i Muratit, kanë qenë një objektiv i vazhdueshëm i përpjekjeve të rekrutimit të Zuckerberg. Që nga fazat e hershme të garës së IA-së, pionierët në këtë fushë kanë premtuar të marrin pjesë në një mision historik: krijimin e inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI), domethënë një sistemi më të zgjuar se njerëzit në pothuajse të gjitha detyrat.

Konkurrencë me OpenAI, Anthropic dhe SSI

Meta ka kontaktuar tashmë më shumë se 100 punonjës të OpenAI, duke punësuar të paktën 10. Më 25 korrik, Zuckerberg emëroi studiuesin Shengjia Zhao, me tre vjet përvojë në OpenAI, për të udhëhequr ekipin e ri të “superinteligjencës”. Punonjësit e OpenAI që refuzuan të largoheshin, e bënë këtë sepse besojnë se kompania është më e afërta me AGI-në, e po ashtu se preferojnë ekipe më të vogla dhe nuk duan që arritjet e tyre të shfrytëzohen për produkte të nxitura kryesisht nga të ardhurat nga reklamat.

Zuckerberg ka tërhequr edhe më pak punonjës nga Anthropic, startup-i prej 170 miliardë dollarësh i themeluar nga Dario Amonde. Nga Anthropic, Meta ka punësuar dy ish-ekzekutivë – Joel Pobar dhe Anton Bakhtin – të cilët kishin punuar më parë në Meta. Ilya Shutskiver, bashkëthemelues i startup-it Safe Superintelligence (SSI), e ndërtoi kompaninë për ta bërë jashtëzakonisht të vështirë “shkëputjen” nga punonjësit e saj. Ndryshe nga Amonde, ajo nuk ka sjellë shumë ish-bashkëpunëtorë të OpenAI, duke preferuar të trajnojë teknologë të rinj, të panjohur me ide të freskëta.

Ekipi i ri i Muratit

Murati, e cila kaloi 6 vjet në OpenAI dhe u largua në shtator, ka mbledhur rreth saj një “ekip apostujsh”. Me origjinë shqiptare, ajo ndihmoi në lançimin e produktit të parë të OpenAI dhe përfundimisht drejtoi pothuajse çdo departament të kompanisë si Drejtore Teknologjike. Ajo është e njohur për inteligjencën e saj emocionale dhe mungesën e egos – elementë që kanë forcuar besnikërinë e ekipit të saj.

Në “Thinking Machines”, ajo ka miratuar një strukturë të ngjashme organizative “horizontale”, ku edhe studiuesit e lartë referohen thjesht si “anëtarë të stafit teknik”, siç ishte rasti në Bell Labs legjendar. Kur ajo themeloi kompaninë e saj shkurtin e kaluar, më shumë se 20 ish-kolegë të OpenAI iu bashkuan asaj — përfshirë bashkëthemeluesin John Schulman, një nga arkitektët e ChatGPT, i cili më parë kishte punuar në Anthropic. Shumë nga studiuesit e Muratit vijnë nga grupi i “pas-trajnimit” të OpenAI — grupi që i trajnoi modelet për të komunikuar me njerëzit.

Misioni i Thinking Machines mbetet kryesisht i panjohur, madje edhe për disa investitorë që investuan së fundmi 2 miliardë dollarë. Sipas Muratit, kompania po ndërton “IA multimodale që bashkëvepron natyrshëm me botën” dhe është gati të lançojë produktin e saj të parë në muajt në vijim. Kompania është e vendosur në një rrugë të qetë në lagjen Mission të San Franciskos, disa blloqe larg zyrave të OpenAI.

Përpara se të themelonte Thinking Machines Lab, Murati shërbeu si CTO në OpenAI, kompania që zhvilloi dhe u bë pioniere e teknologjive si ChatGPT, DALL ·E dhe Codex. Kontributet e saj kanë qenë të rëndësishme në sjelljen e IA-së te masat, duke ndikuar në industri si arsimi, kujdesi shëndetësor, dizajni dhe programimi.

Murati nuk ishte vetëm një lidere teknike, por edhe një vizionare strategjike. Ajo shpesh konsiderohet si “truri i IA-së” pas projekteve më ambicioze të kompanisë, dhe kolegët e saj e lavdërojnë vendosmërinë e saj dhe qartësinë e mendimit. Ajo kombinoi saktësinë mekanike me një qasje të përqendruar te njeriu dhe hapi rrugën për sipërmarrjen e saj të re. Në vitin 2025, ajo foli në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke theksuar: Inteligjenca artificiale pa vlera është inteligjencë pa ndërgjegje.

Kjo deklaratë shkaktoi një debat ndërkombëtar mbi etikën e inteligjencës artificiale dhe ajo po këshillon Komisionin Evropian mbi rregulloret e reja rreth inteligjencës artificiale – diçka jashtëzakonisht e rrallë për një themelues startup-i. Lidershipi i Mira Muratit njihet ndërkombëtarisht: ajo është renditur në listën e 100 personave më me ndikim në inteligjencën artificiale (2024) të Time dhe 100 grave më të fuqishme në biznes (2023) të Fortune. Me rritjen e numrit të punonjësve të Thinking Machines Lab dhe refuzimin e propozimeve miliarda dollarëshe nga Meta, Murati e ka fituar tashmë vendin e saj jo vetëm si krijuese e inteligjencës artificiale, por edhe si një nga përcaktueset kryesore të së ardhmes së saj.

Previous Post

Sherri me thikë në Vlorë/ Dalin PAMJET nga përleshja mes dy të rinjve

Next Post

Gentjan Bejtja’s Murder: “Pole Qorri” Arrested in Vlorë Under Three Names

Next Post
Gentjan Bejtja's Murder: "Pole Qorri" Arrested in Vlorë Under Three Names

Gentjan Bejtja's Murder: "Pole Qorri" Arrested in Vlorë Under Three Names

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kontributi i Komisionit të Venecias në demokracinë shqiptare: Rama e cilëson një ndihmesë të vyer për Kushtetutën e parë

Kontributi i Komisionit të Venecias në demokracinë shqiptare: Rama e cilëson një ndihmesë të vyer për Kushtetutën e parë

October 20, 2025
Bluzat e golit me histori nga Leskovsi, fanella e Manajt shitet për mbi 3000 euro

Bluzat e golit me histori nga Leskovsi, fanella e Manajt shitet për mbi 3000 euro

October 20, 2025
Situata me Hamasin, zëvendës presidenti amerikan Vance do të vizitojë Izraelin nesër.

Situata me Hamasin, zëvendës presidenti amerikan Vance do të vizitojë Izraelin nesër.

October 20, 2025
I dënuar për krime lufte në Kosovë, ndërron jetë gjenerali serb.

LAJME

Kontributi i Komisionit të Venecias në demokracinë shqiptare: Rama e cilëson një ndihmesë të vyer për Kushtetutën e parë

by timoni.al
October 20, 2025
0

Në përvjetorin e 35-të të Komisionit të Venecias, kryeministri Edi Rama e filloi fjalën e tij duke nënvizuar lidhjen e...

Read moreDetails
Bluzat e golit me histori nga Leskovsi, fanella e Manajt shitet për mbi 3000 euro

Bluzat e golit me histori nga Leskovsi, fanella e Manajt shitet për mbi 3000 euro

October 20, 2025
Situata me Hamasin, zëvendës presidenti amerikan Vance do të vizitojë Izraelin nesër.

Situata me Hamasin, zëvendës presidenti amerikan Vance do të vizitojë Izraelin nesër.

October 20, 2025
I dënuar për krime lufte në Kosovë, ndërron jetë gjenerali serb.

I dënuar për krime lufte në Kosovë, ndërron jetë gjenerali serb.

October 20, 2025
Video: Panik në ajër, bateria në çantën e pasagjerit shpërthen, avioni kryen ulje të jashtëzakonshme në Kinë.

Video: Panik në ajër, bateria në çantën e pasagjerit shpërthen, avioni kryen ulje të jashtëzakonshme në Kinë.

October 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kontributi i Komisionit të Venecias në demokracinë shqiptare: Rama e cilëson një ndihmesë të vyer për Kushtetutën e parë

Kontributi i Komisionit të Venecias në demokracinë shqiptare: Rama e cilëson një ndihmesë të vyer për Kushtetutën e parë

October 20, 2025
Bluzat e golit me histori nga Leskovsi, fanella e Manajt shitet për mbi 3000 euro

Bluzat e golit me histori nga Leskovsi, fanella e Manajt shitet për mbi 3000 euro

October 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al