Thursday, February 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

1 maji i A****d Pezës dhe “Pështjellimi i ndjenjave” që s’ka asnjë lidhje me Cvajgun

Editor by Editor
May 1, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media
0
1 maji i A****d Pezës dhe “Pështjellimi i ndjenjave” që s’ka asnjë lidhje me Cvajgun
0
SHARES
290
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkroi: Jane Doe

Nuk kam parë ndonjëherë CEO të ndonjë televizioni publik në rajon apo në Europë, të dalë dhe të flasë për arritjet e entit publik në rrjetin që dirigjon vetë. Është absurde në opinionin tim, pa thënë qesharake dhe groteske.

Sa herë bëhem të bëj ndonjë ditë pushim, më del gjithnjë diçka para syve që më shton pështjellimin (në subkonshin tim do doja të ishte një pështjellim letrar).

Por ja ku shfaqesh sërish ti, si Hutin, që më prish metabolizmin me arritjet galaktike të RTSH 24-ës në epokën digjitale. Spazma, herpes, konvulsione të forta e të pakontrollueshme!

Figura jote në ekran është gjëja më e shëmtuar që mund të shohë njeriu më 1 maj, në këtë ditë feste, sublime për punëtorët e vërtetë e të ndershëm. Çfarë kusuri kanë taksapaguesit të shohin portretin tënd në ekran?

Çfarë broçkullit nëpër intervista si me qenë Donald Trump-i të varfërve?… prapë me këtë fjalinë ta kthejmë aty ku ishte? Do e bëjmë të madhe? Kë do bësh të madhe? Amerikën?

Nëse mendon që të ecësh me parimet editoriale të EBU-së do të të bëjë një kanal informativ të sukesshëm, gabohesh! EBU nuk të bën të suksesshëm! Studiot e reja nuk të bëjnë të adhuruar në publik! Ndriçimi dhe teknologjia nuk mjaftojnë që të thyesh rekordet e shikueshmërisë, siç ti ëndërron. Çfarë janë këto pallavra Alfredo? Ti mendon se njerëzit janë avdallë dhe nuk dinë të dallojnë një TV cilësor nga një tjetër?

Si pretendon të bëhesh TV më i ndjekur nr.1? Çfarë strategjie ke, apo e ke sekret? Se nuk ka asgjë konkrete në atë që thua përveç disa fjalive qorre që ke 1 vit që i përsërit…

Me kë do e realizosh këtë ëndërr mashtruese? Ti thua “me stafin më të mirë në botë”… Ha ha ha! Seriozisht, Alfredo? Stafin më të mirë në botë ti e nxorre me zarf të zi, nga shtëpia më e pafamshme në Shqipëri. Nëse këta që ti quan më të mirët në botë janë aty sepse të shtrojnë gjuhën e tyre si tapet, atëherë s’ke faj! Gjithsecili ka kriteret e veta.

Stafi yt më i mirë në botë Alfredo është i paligjshëm! I paaftë! I pakolauduar për nga eksperienca! I neveritshëm! Si TY!

Televizionet, aspak i dashur Alfredo, marrin gjithnjë fytyrën e atij që i dirigjon. Dhe sot, RTSH-ja vjen erë sunduk!

Ti mund të veshësh rroba të reja, por “la classe non è acqua” thonë italianët. Mjekra e rritur nuk të bën më shumë burrë dhe atletet e reja nuk të ulin me këmbë në tokë. Ke hipur aq lart sa ke filluar të mendosh se je zog dhe mund të përmjerësh mbi të gjithë.

Dëgjova se do fryjë një erë e fortë Alfredo! Do të të mbërthejë pas një shkëmbi në asgjëkund, ku do të ta hanë mëlçinë shqiponjat, siç ia hëngrën Prometeut. Nimfat oqeanide që sot thurin vargje dashurue për ty do të të braktisin! Edhe Havana (dëgjova se do bëjë stomakun në Turqi se i është hapur shumë).

Do mbetesh vetëm Alfredo! Gjithçka që ti solle për njerëzimin, do tretet në eter.

Por ti s’je Prometeu! Dhe kur mankthi të mbarojë, do kthehesh në insekt, si Gregor Zamza. Uroj ta kesh lexuar Kafkën! Do mësosh shumë prej tij!

P.S.: Gëzuar 1 Majin! Rrofshin ata të vërtetët!

Vijon…

Previous Post

EMRI/ Trafikanti shqiptare i një prej karteleve të drogës gati sa nuk përfitoi lirinë për shkak të një gabimi kompjuterik

Next Post

Aksident në vendin e punës, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Gjermani

Next Post
Aksident në vendin e punës, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Gjermani

Aksident në vendin e punës, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Gjermani

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Osimhen përfundon shpresat e Juventusit, bardhezinjtë bien jashtë Champions League.

Osimhen përfundon shpresat e Juventusit, bardhezinjtë bien jashtë Champions League.

February 25, 2026
Mallorca në krizë: rreziku për rënien në kategorinë e dytë dhe mundësia e largimit të sulmuesit shqiptar.

Mallorca në krizë: rreziku për rënien në kategorinë e dytë dhe mundësia e largimit të sulmuesit shqiptar.

February 25, 2026
Misteri i kartonit të kuq të Kelly-t: Pse VAR ndryshoi kartonin e dytë të verdhë në të kuq

Misteri i kartonit të kuq të Kelly-t: Pse VAR ndryshoi kartonin e dytë të verdhë në të kuq

February 25, 2026
VIDEO/ Reali kualifikohet për raundin tjetër, Galaktikët triumfojnë ndaj Benficës edhe në 'Santiago Bernabeu'

VIDEO/ Reali kualifikohet për raundin tjetër, Galaktikët triumfojnë ndaj Benficës edhe në ‘Santiago Bernabeu’

February 25, 2026
Osimhen përfundon shpresat e Juventusit, bardhezinjtë bien jashtë Champions League.
KRYESORE

Osimhen përfundon shpresat e Juventusit, bardhezinjtë bien jashtë Champions League.

by timoni.al
February 25, 2026
0

Juventusi nuk arrin të realizojë një përmbysje të mrekullueshme, pavarësisht se e çon ndeshjen me Galatasaray në 120 minuta. Goli...

Read moreDetails
Mallorca në krizë: rreziku për rënien në kategorinë e dytë dhe mundësia e largimit të sulmuesit shqiptar.

Mallorca në krizë: rreziku për rënien në kategorinë e dytë dhe mundësia e largimit të sulmuesit shqiptar.

February 25, 2026
Misteri i kartonit të kuq të Kelly-t: Pse VAR ndryshoi kartonin e dytë të verdhë në të kuq

Misteri i kartonit të kuq të Kelly-t: Pse VAR ndryshoi kartonin e dytë të verdhë në të kuq

February 25, 2026
VIDEO/ Reali kualifikohet për raundin tjetër, Galaktikët triumfojnë ndaj Benficës edhe në 'Santiago Bernabeu'

VIDEO/ Reali kualifikohet për raundin tjetër, Galaktikët triumfojnë ndaj Benficës edhe në ‘Santiago Bernabeu’

February 25, 2026
“Paratë nuk i përkisnin atij”/ Polici arrestohet me 1 milion euro në automjet, Spahiu në ‘Top Story’: Mund të jenë nga biznese që…

“Paratë nuk i përkisnin atij”/ Polici arrestohet me 1 milion euro në automjet, Spahiu në ‘Top Story’: Mund të jenë nga biznese që…

February 25, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Osimhen përfundon shpresat e Juventusit, bardhezinjtë bien jashtë Champions League.

Osimhen përfundon shpresat e Juventusit, bardhezinjtë bien jashtë Champions League.

February 25, 2026
Mallorca në krizë: rreziku për rënien në kategorinë e dytë dhe mundësia e largimit të sulmuesit shqiptar.

Mallorca në krizë: rreziku për rënien në kategorinë e dytë dhe mundësia e largimit të sulmuesit shqiptar.

February 25, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al