Friday, May 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

đŸ’„Skandal nĂ« HimarĂ«/ Skualifikohet oferta mĂ« e ulĂ«t, shpallet fitues i paracaktuar nĂ« tenderin pĂ«r plazhet publike

Editor by Editor
May 8, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
đŸ’„Skandal nĂ« HimarĂ«/ Skualifikohet oferta mĂ« e ulĂ«t, shpallet fitues i paracaktuar nĂ« tenderin pĂ«r plazhet publike
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NjĂ« tjetĂ«r tender i dyshimtĂ« ngre pikĂ«pyetje tĂ« forta mbi mĂ«nyrĂ«n se si po administrohen fondet publike nĂ« HimarĂ«. NĂ«n hijen e “sistemimit tĂ« plazheve publike”, rezulton se gara Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« procedurĂ« formale, ku konkurrenca Ă«shtĂ« eliminuar dhe fituesi duket i paracaktuar qĂ« nĂ« fillim.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r tenderin me objekt “Sistemimi i plazheve publike”, zhvilluar nga Ndermarrja e Sherbimeve Publike Himare, nĂ«n autoritetin e Qeverisja Vendore HimarĂ«, me fond limit 4 156 998 lekĂ« pa TVSH.

Në garë morën pjesë vetëm dy operatorë ekonomikë:

  • ASI INVEST shpk
  • KALIVIOTI shpk

Por ajo që ngre dyshime serioze është fakti se oferta më e ulët u skualifikua, ndërsa fitues u shpall kompania KALIVIOTI shpk me ofertë 4 072 850 lekë pa TVSH, shumë pranë fondit limit. Një skemë e njohur tashmë në tenderat publikë: hiq konkurrencën dhe shpall fituesin e preferuar.

Tenderi me numĂ«r reference REF-80648-04-01-2026 u hap mĂ« 2 prill 2026 dhe u mbyll mĂ« 14 prill 2026, po nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n datĂ« kur u zhvillua edhe procedura. VetĂ«m dy operatorĂ« nĂ« garĂ« dhe nĂ« fund mbetet vetĂ«m njĂ« “fitues”, ndĂ«rsa oferta mĂ« ekonomike hidhet poshtĂ«. PikĂ«risht kĂ«tu nis hija e dyshimit pĂ«r manipulim dhe favorizim.

Në çdo shtet normal, skualifikimi i ofertës më të ulët do të kërkonte transparencë maksimale dhe argumente të forta ligjore. Por në Shqipëri, sidomos në Himarë, tenderat po kthehen gjithnjë e më shumë në procedura të mbyllura ku fituesi duket se dihet para se të hapen zarfet.

Pyetja qĂ« shtrohet Ă«shtĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ«: pse u skualifikua operatori me ofertĂ«n mĂ« tĂ« ulĂ«t? ÇfarĂ« kriteresh “sekrete” nuk plotĂ«soi? Dhe a kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« tjetĂ«r tender tĂ« qepur pĂ«r klientĂ« tĂ« paracaktuar?

Ky rast pritet tĂ« ndezĂ« debat, ndĂ«rsa mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se institucionet e kontrollit dhe SPAK do tĂ« verifikojnĂ« procedurĂ«n dhe arsyet reale tĂ« skualifikimit tĂ« konkurrencĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« tender pĂ«r plazhet publike tĂ« HimarĂ«s.

Previous Post

Bayerni hap luftë ndaj Barcelonës, gjermanët nisin zyrtarisht tratativat për yllin anglez të sulmit

Next Post

Parashikimi i motit: fundjava me diell e shi, temperatura deri në 29 gradë Celsius

Next Post
Parashikimi i motit: fundjava me diell e shi, temperatura deri në 29 gradë Celsius

Parashikimi i motit: fundjava me diell e shi, temperatura deri në 29 gradë Celsius

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al