Sunday, May 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

đŸ’„Skandal nĂ« doganĂ«n e VlorĂ«s/ Zhduken 800 plumbçe, u pĂ«rdorĂ«n pĂ«r kondrabandĂ«n e cigareve nĂ« Librazhd. Kush Ă«shtĂ« “superhajduti” Renato Begaj?!- Si ndodh kontrabanda me tragetet e Brindisit

Editor by Editor
May 16, 2026
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
đŸ’„Skandal nĂ« doganĂ«n e VlorĂ«s/ Zhduken 800 plumbçe, u pĂ«rdorĂ«n pĂ«r kondrabandĂ«n e cigareve nĂ« Librazhd. Kush Ă«shtĂ« “superhajduti” Renato Begaj?!- Si ndodh kontrabanda me tragetet e Brindisit
0
SHARES
87
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e Timoni.al, ku ngrihen akuza serioze për aktivitet të organizuar kontrabande në Doganën e Vlorës, me përfshirjen e drejtuesve dhe doganierëve të kësaj pike doganore.

Sipas denoncuesit, gjatë viteve 2022-2025 janë tërhequr në mënyrë të paligjshme rreth 800 plumbdoganorë, të cilët nuk figurojnë askund në sistemin zyrtar të doganave dhe nuk janë përdorur për qëllimet për të cilat janë destinuar. Këto plumba doganorë, që shërbejnë për vulosjen dhe sigurinë e mjeteve të transportit, dyshohet se janë përdorur për të plumbosur kamionë dhe furgonë kontrabande, duke i bërë ata praktikisht të paprekshëm nga kontrollet policore gjatë lëvizjes në territorin shqiptar.

Denoncimi shkon edhe më tej, duke pretenduar se me këta plumba janë vulosur edhe kamionë të lidhur me aferën e cigareve të Librazhdit, çështje që aktualisht ndodhet nën hetim nga SPAK.

Një tjetër skandal i denoncuar lidhet me manipulimin e manifest-partencave të trageteve nga Brindisi. Sipas denoncuesit, dokumentacioni doganor është falsifikuar vazhdimisht, duke ndryshuar peshat dhe të dhënat e mallrave për të favorizuar kontrabandën dhe shmangien e detyrimeve doganore.

Në qendër të akuzave vendoset shefi i Doganës së Vlorës, Renato Begaj, i cili sipas denoncimit, edhe pas skandalit të transmetuar në emisionin Fiks Fare më 3 mars 2025, është rikthyer sërish në detyrë. Denoncuesi pretendon se Begaj ka lejuar zhdoganimin e rreth 2000 deklaratave doganore pa qenë fizikisht mallrat në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sipas denoncimit, kĂ«to skandale janĂ« tĂ« njohura edhe nga Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Doganave, por askush nuk reagon, pasi sipas tij, “tĂ« gjithĂ« mbyllin sytĂ« dhe veshĂ«t pĂ«rballĂ« shumave tĂ« majme qĂ« pĂ«rfitohen nga kontrabanda”.

Denoncuesi ngre alarmin se në Doganën e Vlorës nuk cënohet vetëm ekonomia e shtetit, por edhe siguria kombëtare, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga organet ligjzbatuese dhe hetim të plotë të kësaj afere.

Lexo denoncimin e plotĂ«:👇

Mirmbrema!Virusi kontrabandes ne Doganat Shqiptare prej kohesh ka kapur edhe Doganen e Vlores.Pergjat viteve 2022-2025 jane terhequr nga doganiere te paautorizuar rreth 800 plumbce doganore te cilat nuk jane perdorur ne qellimin per te cilat njihen ne dogane,dhe nuk figurojne askund ne sistem.Me keto plumbce jane plumbosur kamionat dhe furgonat kontrabande,ne menyre qe policia si ajo kufitare por edhe gjate udhetimit te ketyre mjeteve mos te kishte mundesi te hapeshin dhe kontrolloheshin.Flitet qe me.keto plumbce jane plumbosur edhe kamionat .e cigaret e Librazhdit qe tashme jane ne hetim nga SPAK..Afere tjeter e paprecedente eshte dhe tjetersimi dhe falsifikimi ne menyre te vazhdushme e manifest partences nga Brindisi duke ndryshuar peshat dhe gjithcka tjeter qe favorizonte kontrabanden.Ne krye te organizates kriminale qemdron Shefi kesaj dogane Renato Begaj,qe ne menyre te paprecedente rrifilloi pune pas skandalit te shfaqur ne Fiks Fare(3 Mars 2025),duke cliruar rreth 2000 deklarata doganore pa qene fare ne territorin e RSh.Keto skandale dihen ne Drejtorine e Doganave dhe te gjithe mbyllin sy e veshe kundrejt shifrave te majme qe perfitojne.Lutemi te publikohet ky denoncim sepse ne kete dogane shkelet vazhdimisht edhe vete siguria kombetare e vendit.

Previous Post

Ish-mbrojtĂ«si i RomĂ«s: Piva qĂ« 13 vjeç — 70 birra, dy paketa cigare nĂ« ditĂ« kur shkova nĂ« kishĂ«

Next Post

Ndihma për Antiterrorin: Ambasada Amerikane në Tiranë përgëzon 24 diplomantë të kursit Aftësi për Vëzhgimin e Sjelljes

Next Post
Ndihma për Antiterrorin: Ambasada Amerikane në Tiranë përgëzon 24 diplomantë të kursit Aftësi për Vëzhgimin e Sjelljes

Ndihma për Antiterrorin: Ambasada Amerikane në Tiranë përgëzon 24 diplomantë të kursit Aftësi për Vëzhgimin e Sjelljes

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al