Një tjetër tender me mungesë totale konkurrence ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si administrohen fondet publike në Bashkinë Lezhë.
BĂ«het fjalĂ« pĂ«r procedurĂ«n me objekt âEvadimi i Mbetjeve Inerte pĂ«r nevoja tĂ« BashkisĂ« LezhĂ«â, me fond limit 16.9 milionĂ« lekĂ« pa TVSH, ku nĂ« garĂ« Ă«shtĂ« paraqitur vetĂ«m njĂ« operator ekonomik. NĂ« fund, fitues Ă«shtĂ« shpallur pikĂ«risht i vetmi konkurrent, kompania âV.A.L.E. RECYCLINGâ Shpk, me subjekt mbĂ«shtetĂ«s âDION-ALâ Shpk.
Kur një procedurë e hapur mbi kufirin e lartë monetar arrin të tërheqë vetëm një ofertë, lind pyetja thelbësore: a kemi të bëjmë me mungesë reale konkurrence në treg, apo me kritere dhe afate të dizajnuara për të favorizuar një fitues të paracaktuar?
Diferenca mes fondit limit prej 16,998,660 lekësh dhe ofertës fituese prej 16,896,600 lekësh është minimale, çka ngre dyshime të forta mbi eficiencën e garës dhe kursimin real të parave të taksapaguesve.
Edhe pse ligji shqiptar i lejon procedurat me një ofertues të vetëm, ekspertët e prokurimeve publike i konsiderojnë këto raste me risk të lartë për favorizim, klientelizëm dhe mungesë transparence. Sa herë që miliona lekë shpërndahen pa konkurrencë reale, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje.
Përse nuk morën pjesë kompani të tjera? A ishin kriteret kufizuese? A kishte informacion të barabartë për të gjithë operatorët e tregut? Këto janë pyetje që meritojnë verifikim të plotë nga institucionet përgjegjëse.
Kur fondet publike përfundojnë në duart e një fituesi të vetëm, pa garë reale dhe me diferencë thuajse simbolike nga fondi limit, alarmi për transparencën duhet të ndizet automatikisht.
SPAK, Agjencia e Prokurimit Publik dhe institucionet e auditimit kanë detyrimin të verifikojnë nëse kemi të bëjmë me një procedurë normale apo me një tjetër tender që mban erën e fortë të favorizimit.

