Një nga konfliktet më të mëdha të pronësisë në zonën bregdetare të Vlorës po rikthehet sërish në gjykatë. Bëhet fjalë për 156 hektarë tokë në zonën e Zvërnecit dhe Nartës, një sipërfaqe e konsiderueshme që prej vitesh është në qendër të përplasjes mes shtetit dhe trashëgimtarëve të familjes Shehu.
Sipas dokumenteve gjyqësore, në vitin 2011 Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njohu të drejtën e pronësisë së trashëgimtarëve të Set Shehut mbi këtë sipërfaqe toke. Prona ndodhet në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit të Vlorës, mes Liqenit të Nartës dhe Detit Adriatik.

MegjithatĂ«, mĂ« pas shteti kĂ«rkoi anulimin e kĂ«tij vendimi, duke argumentuar se prona nuk duhej tâu njihej trashĂ«gimtarĂ«ve. ĂĂ«shtja kaloi nĂ« disa shkallĂ« gjykimi, duke u shqyrtuar nga Gjykata e Rrethit TiranĂ«, Gjykata e Apelit dhe mĂ« pas edhe nga Gjykata e LartĂ«.
Në përfundim, vendimet e gjykatave favorizuan familjen Shehu, duke lënë në fuqi njohjen e pronësisë mbi tokën prej 156 hektarësh.
Pavarësisht këtyre vendimeve, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka hapur një tjetër betejë ligjore, duke kërkuar sërish ndryshimin e vendimit që ua njeh pronën trashëgimtarëve dhe rikthimin e saj në administrimin e shtetit.

Nga ana tjetër, trashëgimtarët kundërshtojnë kërkesën, duke argumentuar se çështja është gjykuar disa herë dhe se ekzistojnë vendime të formës së prerë që ua njohin të drejtën e pronësisë.
Tashmë vendimi i radhës pritet nga Gjykata e Vlorës, e cila do të duhet të vendosë nëse prona do të mbetet në duart e familjes Shehu apo nëse kërkesa e shtetit për rishikimin e saj do të pranohet.
Bëhet fjalë për një pronë me vlerë të konsiderueshme ekonomike, për shkak të pozicionit të saj në një nga zonat më të rëndësishme turistike të jugut të vendit.

