Sunday, May 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

đŸ’„ A po ha Milva Ekonomi kumbulla dhe dardha pas shpinĂ«s sĂ« Edi RamĂ«s?

Editor by Editor
May 17, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
đŸ’„ A po ha Milva Ekonomi kumbulla dhe dardha pas shpinĂ«s sĂ« Edi RamĂ«s?
0
SHARES
48
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një forum ndërkombëtar i organizuar dje në Tiranë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Shoqatën e Siguruesve dhe një kompanie të fuqishme sigurimesh, ka rikthyer në qendër të debatit një pyetje shumë më të madhe sesa vetë konferenca:

A po përgatitet në heshtje një skemë e re detyrimi financiar për qytetarët shqiptarë?

Në pamje të parë, aktiviteti u prezantua si një forum teknik mbi rrezikun nga tërmetet dhe katastrofat natyrore. Në sallë ishin drejtues të AMF, përfaqësues të qeverisë, Komisioni i Ekonomisë, kompani sigurimi dhe kompani ndërkombëtare risigurimi.

Por pĂ«r shumĂ« aktorĂ« tĂ« tregut, sinjalet qĂ« dolĂ«n nga ky forum shkojnĂ« pĂ«rtej “ndĂ«rgjegjĂ«simit”.

NĂ« thelb tĂ« diskutimeve ishte ideja e krijimit tĂ« mekanizmave tĂ« rinj tĂ« sigurimit pĂ«r fatkeqĂ«sitĂ« natyrore, me fokus tĂ« veçantĂ« tek tĂ«rmetet — njĂ« treg potencialisht me qindra milionĂ« euro prime nĂ« vit nĂ«se skema bĂ«het e detyrueshme ose gjysmĂ«-detyrueshme.

Dhe pikërisht këtu fillojnë pikëpyetjet.

Kush do ta kontrollojë këtë treg të ri?
Kush do të përfitojë nga administrimi i riskut?
Kush do të jetë kompania apo grupi risigurues që do të marrë pjesën më të madhe të fluksit financiar?

Fakti qĂ« nĂ« forum kishte njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m kompania britanike— njĂ« nga brokerat mĂ« tĂ« mĂ«dhenj globalĂ« tĂ« risigurimeve — ka ngritur diskutime brenda tregut tĂ« sigurimeve nĂ« ShqipĂ«ri.

Kush e orientoi AMF te bashkëpunonte me nje kompani private për një konferencë?

A është Milva Ekonomi e përfshirë në këtë skemë?
Drejtuesja e te e AMF, Ă«shtĂ« njĂ« zyrtare e cila shkallĂ«t e saj tĂ« karrierĂ«s i ka ngjitur vetĂ«m me ndihmĂ«n e Milva Ekonomit, dhe me sa duket ka ardhur momenti pĂ«r t’ia shpĂ«rblyer nderin.

Futja në tregun shqiptar të sigurimeve të një kompanie, fijet e së cilës çojnë drejt Milva Ekonomit mund të jetë çmimi që do paguajë Adela Xhemali për ndihmën në vite.

Për herë të parë po krijohet perceptimi se po diskutohet jo thjesht një reformë teknike, por një arkitekturë e re financiare për menaxhimin e katastrofave natyrore në Shqipëri.

Dhe kjo nuk është çështje e vogël.

Sepse nëse sigurimi ndaj tërmeteve bëhet praktikisht i detyrueshëm për banesat, bizneset apo kreditë, atëherë kemi hyrë në një treg krejtësisht të ri me ndikim masiv tek qytetarët dhe ekonomia.

Vetë përfaqësuesi kompanisë britanike në forum deklaroi se:

“95% e banesave nĂ« ShqipĂ«ri nuk janĂ« tĂ« siguruara”.

Për industrinë globale të sigurimeve, kjo përkthehet në një treg gjigant ende i pashfrytëzuar.
NĂ« forum u fol shumĂ« pĂ«r “partneritet publik-privat”, “ndarje risku” dhe “mekanizma financiare mbrojtjeje”.

Por askush nuk dha përgjigje konkrete për:

  • mĂ«nyrĂ«n si do funksionojĂ« skema,
  • kush do e administrojĂ« riskun,
  • si do pĂ«rzgjidhen partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«,
  • sa do paguajĂ« qytetari,
  • dhe kush garanton konkurrencĂ« reale.

Pikërisht mungesa e transparencës është ajo që po ushqen dyshimet në treg.

Sepse kur në të njëjtën tryezë ulen:
rregullatori,
politika,
kompanitë e sigurimit,
dhe aktorët globalë të risigurimit,
atëherë pyetja nuk është më nëse po përgatitet një reformë.

Pyetja është:

Në interes të kujt po ndërtohet kjo skemë?
A do përfitojë Milva Ekonomi nga kjo skemë?
Kush është i përfshirë veç saj?
A ka dijeni Edi Rama për këtë skemë?

Këto janë pyetje që SPAK mund ti drejtojë Milva Ekonomit të cilën duhet ta pyesë dhe për gjithë aferat e tjera korruptive që nga check up deri tek laboratorët e hashashit kur ishte ministre e Bujqësisë./Piranjat News

Previous Post

Qetësia para stuhisë: rriten dyshimet për sulme ndaj Iranit, Netanyahu pritet të flasë me Trump

Next Post

Makinë përplas këmbësorët në Oakland, Kaliforni: tre viktima dhe disa të plagosur

Next Post
Makinë përplas këmbësorët në Oakland, Kaliforni: tre viktima dhe disa të plagosur

Makinë përplas këmbësorët në Oakland, Kaliforni: tre viktima dhe disa të plagosur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al